Gattuso: Ekipi ka dhënë gjithçka

14 Prill 2019
Gattuso: Ekipi ka dhënë gjithçka

Gennaro Gattuso ka lëvduar Milanin për faktin se ka dhënë gjithçka në fushë në fitoren ndaj Lazios.

Ndeshja u vendos nga një penalti e Franck Kessies, edhe pse Lazio kërkoi vet pernalti.

“Për të luajutr ndaj Lazios na është nevojitur kjo qasje. Ju duhet shpejtësi, teknikë dhe prezencë fizike”.

“Ne tashmë e kemi treguar një javë më parë ndaj Juventusit se ne po përmirësohemi, ndërkaq sonte ne fituam betejën në mesfushë dhe bëmë mirë për ta sjellë fitoren në shtëpi. Ekipi e bëri punën e vet”.

“Djemt duhet të luftojnë për fanellën e tyre. Trajnerët shkojnë e vijnë, klubi mbetet. Është në detyrën tonë që të performojmë mirë dhe komplimentoj lojtarët që bënë gjithçka”, u shpreh Gattuso.

Milani kështu vazhdon fuqishëm luftën për plasman në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

www.telegrafi.com