Gattuso kërkon fokus nga ekipi i tij teksa lufta për top 4 po vazhdon

09 Shkurt 2019

Gennaro Gattuso ka kërkuar fokus të plotë nga ekipi i tij në mënyrë që të arrihet një ecuri e fitoreve e cila do të ishte ideale në luftën e zjarrtë për top katërshen e Serie A.

Pas ndeshjeve të vështira me Romën e Napolit, Milani ka katër nga pesë ndeshjet e ardhshme me ekipet në pjesë e poshtme të tabelës para derbit me Interin më 17 mars.

E vetmja ndeshje e vëhsitrë pritet të jetë javën e ardhshme ndaj Atalantas, por Milani ka rastin të krijojë një ecuri pozitive që do të vinte Rossonerët në pozitë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Për gjashtë-shtatë vitet e ffundit, Milani ka arritur pranverën pa gjasa për Ligën e Kampionëve”.

Fernandez Suso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Duhet të marrim ndeshjet një nga një, por jemi në pozitë të fortë dhe duhet të shkojmë drejt kualifikimit”.

“Ndeshjet tona të ardhshme mund të duken të lehta në letër, por nuk ka asgjë të lehtë në Serie A dhe duhet të jemi shumë të matur. Ne duhet të kemi përqëndrimin dhe dëshirën për secilën ndeshje”.

“Unë dua të shoh një ekip të Milanit që nuk lë kundërshtarët të sulmojnë. Unë do të fitoja secilën ndeshje me rezultat 1-0”, deklaroi Gattuso. /Telegrafi/

www.telegrafi.com