Gattuso kërkon më shumë dhe tregon problemin e Calhanoglu

Gattuso kërkon më shumë dhe tregon problemin e Calhanoglu

Gennaro Gattuso është gjysmë i lumtur pas suksesit 3-1 ndaj Olympiacos. “Jam i lumtur me rezultatin, por ne mund të interpretojmë më mirë, ne kemi humbur shumë driblime në mesfushë, ne duhet ta përmirësojmë këtë nëse duam të luajmë mirë”, tha trajneri, që pati një përplasje me mesfushorin turk disa minuta pasi ai u fut në fushë. “Sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!”, i tha Gattuso.

Calhanoglu – “Ai duhet të marrë besim, të jetë më i qetë, është një djalë i cili kujdeset shumë. Ndonjëherë ai mendon shumë, ky është problemi i tij. Ne duhet të kërkojmë Calhanoglu më të mirë”.

Reparti i mesfushës – “Bakayoko është duke luftuar, por ne kemi nevojë për të gjithë. Të mërkurën kemi provuar 4-4-2, unë nuk jam i kënaqur me nivelin e posedimit, kemi luajtur me ritëm gjysmën e parë, ndonëse kemi krijuar shumë, kurrë nuk ishim bindës. Jack ishte shumë në krah, Castillejo doli shumë herë huq dhe madje edhe Higuain. Problemi më i madh ishte ky. Duhet të kombinoheshim më mirë, Biglia dhe Bakayoko duhet ta shpërndanin më mirë lojën, në këtë mënyrë shpenzuam shumë energji, mbrojtja shkon prapa dhe linja nuk është perfekte”.

Calhanoglu goes over to get water after Milan’s goal & Gattuso goes to him:

“you just went in, why are you drinking water”

Classic Gattuso 😂😂😂😂pic.twitter.com/YyyS6QRhFy

— ItalianFootballTV (@IFTVofficial) October 4, 2018

Cutrone – “Patrick ka luajtur në Empoli me probleme në kyçin e këmbës, ai nuk është 100%, ai merr anti-inflamator. Ai u vlerësua shumë në dhomën e zhveshjes, gjërat janë të mira për grupin. Ne e dinim se ai do të duhej të luante me një tjetër, ne u përpoqëm së pari me Castillejo pastaj me Cutrone”.

Ibrahimovic – “Unë flas vetëm për lojtarët që kam në dispozicion. Duhet të marr rezultatet dhe të stërvis lojtarët që kam në dispozicion. Ndonjëherë mendimet nuk më janë thënë, sepse ende po mendojnë”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.