Gattuso kërkon që skuadra të rrisë nivelin e lojës

09 Mars 2019

Gennaro Gattuso thotë se ka ardhur koha që Milani të ngrisë nivelin në përballjen ndaj Chievos në Serie A të shtunën.

Milani është në vendin e tretë në tabelë pas një ecurie prej katër fitroesh në Serie A dhe Gattuso e ka bërë të ditur se ekipi i tij nuk duhet të gabojë.

Chievo nuk ka asgjë të humbasë sipas Gattusos andaj sipas tij duhet që ekipi i tij të tregojë kujdes.

“Do të jetë shumë, shumë e vështirë”.

“Po ashtu do ët jetë e vështirë sepse Chievo po luan mirë dhe nuk ka çka të humbasë. Në ndeshje na duhet një performancë e madhe e Milanit, ku ne luajmë mirë dhe po ashtu luftojmë”.

Gennaro Gattuso (Foto: AC Milan/Twitter)

“Ne absolutisht se nuk mund të bëjmë gabim, sepse ne mund të humbasim shumë gjëra”.

“Rotacioni? presioni na shkakton lodhje. Jemi rritur, por jemi të pasigurtë. Tani duhet të ngrisim nivelin në aspektin e karakterit”.

“Koha ka ardhur, përndryshe ne do të jemi të mbaruar”, u shpreh Gattuso. /Telegrafi/

www.telegrafi.com