Gattuso në hall, po i ikën lojtari kryesor

Rino Gattuso mund të humbasë kapitenin e tij. Oferta e PSG-së për Leonardo Bonuccin me vlerë 35 milionë euro duket që ka tërhequr interesin e mbrojtësit italian. Milan kërkon 40 milionë euro, por në këtë rast edhe oferta e gjigantëve francezë është e pranueshme.

Për 31-vjeçarin kanë shfaqur interes edhe Manchester United dhe City, të cilët po monitorojnë gjithashtu situatën dhe janë gati që të futen në garë me kampionët e Ligue1 për shërbimet e italianit.

Tifozët duan që të ai të qëndrojë në Milanello por ka tre klube të mëdha evropiane pas tij. Bonucci vetëm një vit më parë u bë pjesë e kuqezinjve, i ardhur nga kampionët e Serie A, Juventus. 35 milionë euro ofron klubi parisien për kartonin e mbrojtësit ‘axurr’, por Milan shpreson që oferta e PSG-së të tërheqë vëmendjen e gjigantëve të United dhe City-t që të rrisin vlerën deri në 40 milionë. Kështu drejtuesit e klubit italian do të jenë gati për të mbyllur marrëveshje me ata që plotësojnë kushtet e tyre për shitjen e Bonuccit.

31-vjeçari ka realizuar 35 ndeshje me fanellën kuqezi për një sezon dhe ka shënuar dy gola, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Për këtë është kq i rëndësishëm edhe për tifozët.  /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan