Gattuso u përgjigjet kritikëve që e duan larg Milanit

24 Tetor 2018
Gattuso u përgjigjet kritikëve që e duan larg Milanit

Gennaro Gattuso iu përgjigj të gjithë zërave që e kritikojnë dhe e largojnë nga Milani. “Unë bëj detyrën e trajnerit dhe jam i ndërgjegjshëm që do të gjykohem për rezultatet. Por që kur kam marrë drejtimin e Milanit në Serie A kam humbur vetëm 6 ndeshje. Duket sikur i kam humbur të gjitha.

Zërat për largim? Pjesë e kësaj bote. Unë duhet që të kujdesem që të hedh në fushë ekipin më të mirë. Nuk mund t’u shkoj pas të gjithëve. Çdo ditë fals me Maldini-n dhe Leonardo-n. Ka raste që nuk biem dakord, por njëri-tjetrin e shikojmë në sy me respekt. Sa i përket atyre që shkruhen, janë thjesht llafe”, tha Gattuso.

Më pas, ai u ndal te takimi i Ligës së Evropës kundër Betisit.

“Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e parehatshme. Në fushë do të zbresë ekipi më i mirë. Do të luajnë lojtarët me më shumë energji në këmbë dhe që mendërisht janë më mirë. Betisi në takimin kundër Realit kontrolloi topin 65% të lojës dhe ka një mesatare 60% për ndeshje. Ata dinë që të qarkullojnë topin mjaft mirë, shënojnë pak se kanë vështirësi në vertikalizimin e lojës, por cilësi kanë mjaft. Kemi të bëjmë me një ekip që të lodh e që të bëj të vraposh shumë. Do të jetë ndeshje mjaft e vështirë”, tha tekniku i “Djallit”. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.