Gavazaj: Gjyqtari na ndëshkoi, merkato? Vendos menaxheri...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 22:03
“Skënderbeu meriton padyshim një notë pozitive. Kemi bërë një punë shumë të mirë, si trajneri dhe drejtuesit".

Autori i golit të avanatazhit të përkohëshëm (1-0) në disfatën me Young Boys, u shpreh se sot Skënderbeut iu mohua një penallti e pastër. Enis Gavazaj, më tej shtoi se bardhekuqtë kanë zhvilluar një sezon mjaft të mirë në Europa League.

“Skënderbeu meriton padyshim një notë pozitive. Kemi bërë një punë shumë të mirë, si trajneri dhe drejtuesit. Edhe në kampionat po ecim me këto ritme, dhe po luajmë të njëjtat ndeshje si në Europë. Sa i përkt takimit të sotëm mendoj që meritonim një penallti, pasi arbitri pas porte e akordoi 11-m, por kryesori nuk e dha. Prandaj isha edhe i nervozuar”, tha kosovari për “RTSH”.

Në sfidën e parë zhvilluar në “Elbasan Arena” kundër Young Boys, Gavazaj ishte i pafat sepse u dëmtua pak minuta, pasi kishte filluar ndeshje, ndërsa sot tregoi vlerat e tij.

“Në ndeshjen e parë, u dëmtova dhe mbeta jashtë fushave për 1 muaj. Sot isha i përqendruar që të merrnim një rezultat pozitiv, edhe prej tifozëve, por sekondat e fundit ishin vrastare për ne. Për fat të keq u ndëshkuam.”

I pyetur nëse gjatë merkatos së janarit mund të largohet, sulmuesi i krahut u shpreh: “Sot unë mendova vetëm për Skënderbeun dhe për ndeshjen. Nuk e di nëse ishte dikush për mua. Për mua, pyesni menaxherin sepse ai merret me këto çështje”.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike