Gazeta gjermane i përgjigjet Ronaldos: Kemi qindra dokumente për ty

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Tetor 2018 22:31
Reagon edhe Reali

Cristiano Ronaldo i ka mohuar me forcë të gjitha akuzat që janë bërë kundrejt tij për përdhunim, me avokatët e tij që kanë folur për dokumente të manipuluar. Por e përjavshmja gjermane “Der Spiegel” i është përgjigjur portugezit duke thënë se zotëron qindra dokumente që konfirmojnë atë që është raportuar në fillim, akuzat e Kathyrn Mayorga.

Në një reagim pas deklaratës së avokatit të Ronaldos, gazeta gjermane shkruan: “Kemi kontrolluar me shumë imtësi informacionet tona, edhe nga ana ligjore”.

Nga ana tjetër, edhe Real Madrid i ka kthyer shpinën lojtarit, duke “zbritur në fushë” për të sqaruar pozicionin e vet. Klubi madrilen ka publikuar në faqen e vet në internet një sqarim mbi lajmet e qarkulluara së fundmi se kanë qenë pikërisht drejtuesit e Realit që kanë detyruar Ronaldon të paguajë para për të blerë heshtjen e vajzës në vitin 2010.

Në deklaratë madje paralajmërohet se do të merren edhe masa ligjore kundër gazetës portugeze “Correio de Mahna” për publikimin e këtij lajmi që, sipas Real Madrid, është i rremë. “Klubi nuk ka pasur fare dijeni për ngjarjen, kështu që nuk mund të ushtronte presion”, thuhet në deklaratë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike