Gazeta italiane zbulon të ardhmen e Berat Gjimshitit

Atalanta pritet të bëjë disa ndryshime gjatë merkatos së verës. Disa prej lojtarëve kanë marrë oferta të rëndësishme dhe mbetet të shihet se çfarë do të bëjë klubi nga Bergamo. Mattia Caldara do të largohet drejt Juventusit, që e ka blerë mbrojtësin, ndërkohë sipas asaj që raporton “Tuttosport” Gianluca Mancini dhe José Palomino ofrojnë garanci, por duhet edhe një tjetër lojtar për prapavijën.

Zgjidhjen e jep Berat Gjimshiti, që sipas gazetës italiane pritet të qëndrojë tek Atalanta. Futbollisti i kombëtares këtë sezon ishte pjesë e Benevento-s, që kampionatin e ardhshëm do të luajë në Serie B. Mbrojtësi qendror ka luajtur rregullisht, teksa numëron 30 ndeshje si titullar. Të gjitha këto takime ai i ka luajtur të plota, duke mos u zëvendësuar në asnjë takim. Gjimshiti ka qenë edhe një nga lojtarët më “fair”, pasi ka marrë vetëm dy kartonë të verdhë.

Skuadra e Etrit Berishës deri më tani e ka huazuar mbrojtësin, i cili një vit më parë ishte pjesë e skuadrës së Avellino-s dhe luajti në Serie B 35 ndeshje, çka bëri që në verë të viheshin pas tij disa ekipe për ta huazuar. Sezoni i ardhshëm do të jetë i gjashtë, pasi Atalanta luan edhe në Europa League, ndaj edhe i duhet një kontingjent i zgjeruar me lojtarë. Gjimshiti kështu do të jetë një alternativë për trajnerin Gasperini. Bluzinjtë këto vite po bëjnë mjaft mirë në Serie A dhe kanë pasur një skuadër të fortë, çka ka bërë që mbrojtësi i Shqipërisë të huazohet, në mënyrë që të zhvillohet. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan