Gazeta shqip

12 Mars 2019
Gazeta shqip

Gazeta Shqip ka qenë një ndër mediat më me influencë në vend,falë stafit të saj, politikës editoriale dhe profesionalizmit të treguar. Përherë të parë doli në treg në vitin 2006 dhe ishte pjesë e Top Media Group. Qënë nisje, falë artikujve seriozë, profesionistëve që punonin arriti që të bëhejnjë gazetë e preferuar në publikun shqiptar.

Përgjithësisht, lexuesit e gazetës Shqip ishin me arsim të lartë dhe shkrimet dhe editorialet e publikuara ishin të preferuarit e një publiku të rafinuar dhe të lexuar. Gazeta ishte e përditshme dhe aty trajtoheshin tematika nga ajo politike, ekonomike e kronikës së zezë, sporti nga Shqipëria si edhe nga bota, pa lënë mënjanë rajonin.

Gazetarët i kushtonin vëmendjeje një çështjeje apo problematike dhe gjithnjë tregonin një etikë dhe profesionalizëm mjaft të lartë në realizimin e punës së tyre.

Një rubrikë mjaft e lexuar, që identifikonte gazetën Shqip, ishte “Ndryshe”. Në të silleshin artikujt më të veçantë nga bota apo vendi, studime, këshilla për shëndetin mendor dhe fizik si edhe tendencat më të fundit.

Shumë shpejt “Ndryshe” arriti që të krijonte lexuesin e saj, që gjente aty një dritare për të marrë një informacion special, larg problematikës vendase.

Në vitin 2016, kompania që e zotëronte, “Top Media Group” vendosi që ta mbyllte gazetën Shqip në versionin print. Tanimë ajo është vetëm në versionin online dhe mund të lexohet në “gazeta-shqip.com”. sigurisht që numri i stafit është ulur dhe kjo ka ndikuar në numrin e artikujve dhe në vëmendjen që i kushtohet atyre.

Stafi i mbetur lufton që të ruajë të njëjtin standard si në versionin print, edhe pse këtë gjë e ka mjaft të vështirë nisur nga konkurrenca në treg. Edhe në versionin online, në gazetën Shqip nuk mungojnë lajmet nga vendi, bota, rajoni dhe sporti, me misionin e vetëm që të kënaqë lexuesit besnikë.