Gazetarja italiane surprizon Buffon-in

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Shkurt 2018 14:48

Buffon zgjodhi që ta festonte 40-vjetorin e lindjes në një tavern të vjetër në Lombardia. Në festën e tij ishin miqtë e ngushtë, bashkëshortja, gazetarja Ilaria D’Amico, dy motrat e tij, Veronica dhe Guendalina me Stefanon dhe Marion, mikesha Victoria dhe të tjerë.

Torta? Po, ishte tepër e veçantë. Mbase mund të themi se nuk kishte lidhje dhe aq me futbollin, megjithëse me vetë lojtarin sigurisht që po. Një tortë që në qendër të saj ishte figura e Superman-it, ndryshe Buffon si një superhero.

Siç raportojnë mediat italiane, Buffon ishte i “ftuar” në ditëlindjen e tij, pasi partnerja e tij simpatike i kishte organizuar gjithë festën. Ai dukej tejet i lumtur nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve të ngushtë ndërsa e ka shijuar në maksimum 40-vjetorin e lindjes. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike