Gëce i jep lamtumirën Dortmundit, zbulohet skuadra që e kërkon së fundmi

30 Qershor 2020

Mario Gëce nuk do të jetë pjesë e Borusias së Dortmundit në sezonin e ardhshëm. Ish-kampioni i botës në 2014-ën me Gjermaninë u përshëndet me shokët e tij të skuadrës para ndeshjes së fundit të kampionatit ndaj Hofenhaimit.

Për të nuk munguan falënderimet e trajnerit Favre dhe si dhe të Hans Joakim Vacke. Ndërkohë, e ardhmja e tij ende nuk dihet. Edhe pse ofertat nga skuadrat italiane si Milani, Roma dhe Interi nuk kanë munguar. Sipas “Sky”, në garë për gjermanin është futur edhe Monako në Francë.

Kontrata e Gëces me verdhezinjtë skadon në fund të muajit dhe për këtë arsye ai do të largohet “free” nga Borusia. 28-vjeçari kërkon të luajë në një skuadër me emër pasi beson se ka ende për të dhënë në nivele të larta. Edhe pse forma e tij fizike ka lënë për të dëshiruar në vitet e fundit.

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan