Gega: Gabimi ynë te goli, por nuk e kemi humbur besimin

Trajneri Skënder Gega tha se Partizani e pati vet fajin në humbjen ndaj Flamurtarit, por goli nuk ka bërë që ekipi të humbë besimin. Ai beson se të kuqtë do të korrigjojnë gjithçka në derbi.

Goli – Është hera e parë që drejtoj Partizanin në Vlorë. Erdhëm për të fituar ndeshjen. E filluam pak të fjetur. Goli i pësuar erdhi për fajin tonë. Në pjesën e dytë bëmë të pamundurën me gjithë gabimet që ne kemi, por nuk arritëm të shënojmë. Humbëm kundër Flamurtarit, por nuk e kemi humbur besimin. Askush nuk është i kënaqur të kthehet në Tiranë pa pikë.

Derbi – Është ndeshje tjetër. Flamurtari bëri të pa mundurën. Shënimi i golit i dha mundësi të organizohet. Na zunë 2-3 në kundërsulm. Na mungoi finalizimi që ne e kemi problem. Jam i kënaqur nga dëshira nga përpjekja. Futbolli njeh dhe humbje. Jemi kryesues. Presim derbin që të korrigjohemi.

Xhika – Dalja në konferencë është pjesë e motivimit, e besimit. Alban Hoxha siç na ka shpëtuar në 10-ra herë edhe ka gabuar, asnjë s’është perfekt. Duhet të ishte me performancë më të mirë Xhika, por nuk është asnjëri perfekt. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, e humbi gjithë ekipi.

Atanda – Atanda e nisi me gabim pasimi. E kisha këshilluar të kishte kujdes. U tjetërsua për mirë dhe bëri një pjesë të dytë shumë të mirë. I tillë është futbolli. Atanda dhe Belica janë pika të forta. Gabojnë si të gjithë të tjerët.

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan