Gega sqaron çështjen Trashi: Tregojmë kush jemi me Skënderbeun

Trajneri i Partizani Skënder Gega ka sqaruar çështjen “Trashi” dhe e qartësoi se në klubin kryeqytetas ka rregulla që ndiqen me përpikmëri. Tekniku 54 vjeçar shtoi se “demat e kuq” janë përgatitur për Skënderbeun dhe bëri një analizë të takimit të radhës të hënën në konferencën për shtyp para takimit.

“Jemi të parët, pasi ka funksionuar grupi. Edhe të rinjtë i kemi përkrahur. Nuk e kam parashikuar që do të ishim në vend të parë, por ky është fakt. Nuk është çudi, pasi jemi Partizani. Jemi përgatitur për Skënderbeun dhe do ta tregojmë në fushë. Skënderbeu duhet vlerësuar pasi është kampion, por problemet e tyre janë të tyre. Ne kemi kohë të diskutojmë në detaje dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë dobësitë e tyre.”, tha tekniku i të kuqve.

Në vazhdim, ai u ndal te mungesat në ekip. “Çdo dëmtim dhe largim provizor lëndon dhe askush nuk kënaqet nga kjo situatë. Unë nuk e shoh dramatike dhe nuk do të kthehemi mbrapsht. Grupi funksionon shumë mirë. Edhe Trashi do të jetë pjesë e grupit. Sa i përket Albanit (Hoxhës), kemi edhe 3 seanca stërvitore dhe do të shohim kush është më i favorshëm. Albani nuk është 100% dhe nuk na leverdis ta dëmtojmë, pasi kemi edhe tre faza të tjera.”

Skuadra aktualisht është në vend të parë në renditje dhe tekniku pyetet për objektivat.

“Është klubi që vendos objektiva në bazë të investimeve që ka bërë. Ne po investojmë dhe po luftojmë të marrim suksesin sot. Partizani do të shkojë larg si me Gegën apo pa Gegën. Nëse dalim në vend të parë, është sukses, ndërsa në vendin e dytë secili do të marrë atë që i takon, pozitive apo negative.”

Dhe në fund, momenti për të folur rreth Lorenc Trashit.

“Jam i kënaqur që në konferencat e mia është folur për grupin, për mospësimin e golave, aktivizimin e të rinjve dhe gjëra pozitive. Në fund erdhi edhe kjo pyetje për Trashin. Nuk kam premtuar as kupa dhe as kampionate, por që klubi do të funksionojë me rregulla, për të hyrë në një epokë të re. Deri në ndeshjen me Gjirokastrën, gjërat kanë ecur në mënyrë perfekte. Nëse mungon korrektësia, mungon bukuria. Trashi është pjesa jonë dhe jo i larguar. E bëra edhe kapiten, por në një moment harroi që është i tillë. Gaboi pak dhe duhet të mbajmë qëndrim në lidhje me të. Trashi nuk ka ku të rikthehet, pasi yni është. I kemi dhënë kohë të reflektojë, ka reflektuar dhe ka kërkuar ndjesë. Shumë shpejtë do të jetë me klubin.”, përfundoi Gega. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan