Gega: Tërbuni i fortë, shpenzuam shumë energji

Partizani arriti një fitore të vuajtur në transfertë duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Tërbunin në ndeshjen e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Skënder Gega u shfaq i kënaqur me suksesin e arritur ndërsa shtoi se ky ishte një test i mirë për lojtarët që nuk kanë patur shumë minuta në ndeshjet e para për të treguar veten.

“Ishte hera e parë që unë si trajner, marr pjesë në një kompeticion të tillë, siç është Kupa e Shqipërisë ndaj Tërbunit. E kishim vlerësuar këtë përballje, erdhëm me qëllim të fitonim dhe arritëm objektivin. Provova lojtarë të rinj të afruar nga skuadra U19, pasi një pjesë e ekipit po përgatitet në Tiranë për ndeshjen me Laçin. Nuk e kisha nënvlerësuar Tërbunin, humbëm shumë raste dhe shpenzuam shumë energji”, tha Gega. 

Më pas trajneri i të kuqve foli me vlerësim për kundërshtarin, ndërsa shtoi se fokusi i tij ishte te të rinjtë që nuk kanë luajtur shumë. “E komplimentoj edhe kundërshtarin për shpirtin luftarak dhe sjelljen që tregoi në fushë. Prisja më shumë tifozë, pasi si në Pukë ashtu dhe në shumë vende të Shqipërisë Partizani ka tifozë, gjithsesi ndeshja u zhvillua në një ambient mjaft të mirë. Tërbuni ka luajtur dy herë me ekipin tonë të dytë dhe e njihja pak a shumë. Është një ekip që luan futboll me shpirt dhe treguan se aty ku janë mund të bëjnë më mirë. Është një ekip i ri i ndërthurur me lojtarë me eksperiencë. Ne erdhëm të fitonim për të lehtësuar vendin e dytë dhe u kënaqëm. Qëllimi tjetër i yni ishte që të shihnim lojtarë të rinj që nuk kanë pasur minutazh deri më tani”, shtoi ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan