REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Georgina mesazh emocionues për Ronaldon nga Maderia

8 Janar 2018 11:17

Georgina Rodriguez, i ka kushtuar një mesazh emocionues bashkëshortit të saj, Cristiano Ronaldo, ndërsa ka vizituar vendlindjen e tij në Funchal, Maderia.

Bukuroshja spanjolle më 12 nëntor solli në jetë edhe fëmijën e saj të parë me yllin e Real Madridit, Alana Martina. Çifti tashmë duket akoma edhe më i bashkuar, pasi në çdo vend shihen të pandarë.

Modelja spanjolle në mesazhin e postuar në profilin e saj në “Instagram” duket tejet e dashuruar me sulmuesin 32-vjeçar, ku nuk i ka kursyer fjalët e dala nga shpirti.

Postimi i plotë

Dhe befas, ti e kupton se sa i fuqishëm mund të jetë një mendim, një ëndërr, duke jetuar me pozitivitet dhe me shpresë.

Pak ditë më parë, kur po i jepnim 2017-ës, e filluam 2018-ën në Maderia. Më morën për të më treguar rrugën ku ka lindur dashuria ime. Një nga vizitat speciale dhe të shënuara. Këtë foto e realizuam në shtëpinë e tij të vjetër, ku Cristiano është rritur. Më kujtohet kur kunati im, Hugo, më tregonte barsoleta dhe me një buzëqeshje në fytyrë unë imagjinoja një Cris, fëmijë që kalonte orë të tëra duke luajtur me topin e tij teksa në murin e lagjes.

Ky është një vend i veçantë, frymëzues, plot me ëndrra, përpjekje, tejkalimin, mendimet aq të forta dhe të thella, se një ditë ata nuk ishin më ëndrra por u kthyen në realitet.

Gjithçka që ne dëshirojmë, luftojmë për t’a bërë realitet. Prandaj, me rëndësi është të kemi mendjen të pastër dhe shpirtin në paqe, gjithmonë të jetojmë në pozitivistet. Të mos lejojmë që të na kufizojë, që askush të mos na thotë se sa larg mund të shkojmë, dhe nëse ata e bëjnë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se janë kufijtë e atij që na i thotë, jo tanët. Ishte shumë emocionuese ta njihja këtë vend ku u rrit një legjendë. CR7, Cristiano, Maderia. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Mos e humbisni...

Në palestër për flirt apo trup të bukur? Përgjigjet e të rinjve për EDS do t'ju habisin

22 Janar 2018 20:45

Një nga temat më të diskutuar nga të rinjtë shqiptar në ambiente të ngushta shoqërore është palestra. Disa shkojnë për të kaluar kohën, pasi e shohin si antistres dhe disa të tjerë për të patur një trup të bukur.

Palestra është kthyer në trend dhe ka edhe nga ata/ato që shkojnë për të bërë edhe flirte. Sot bukuroshja e "Eduasportin.com", Xherila ka pyetur qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës se çfarë mendojnë për palestrën. Natyrisht, nuk mund të mungonte një pyetje për ngacmimet e meshkujve. Ju ftojmë të ndiqni video-n. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Moderatorja seksi nuk u beson syve

FOTO/ Luana Vjollca çmendet nga trupi muskuloz i kësaj vajze

22 Janar 2018 12:29

Gentiana Beqa Ahmeti, kampionia botërore në kategorinë "Woman Wellness Fitness", është padyshim një ndër femrat më të komentuara në rrjetin social "Instagram". Getta poston foto dhe video të shumta teksa ushtrohet intensivisht në palestër. Trupi i saj ka format e një kampioneje të "Bodybuilding".

Ajo ka tre fëmijë dhe vazhdon të jetë tejet e përkushtuar pas palestrës, ku ushtrohet çdo ditë, të cilën e përdor edhe si biznes. Në foton e postuar në "Instagram" së fundmi, ajo ka marrë një koment nga moderatorja seksi e Top Channel, Luana Vjollca. Ish-velina e "Fiks Fare", ka mbetur e habitur nga format trupore gjithë muskuj të kosovares ndërsa ka komentuar poshtë fotos "WOW".

Kampionia ishte e ftuar para pak javësh në emisionin e Luanës, "Shiko kush luan", ndaj edhe shkëmbimi i komenteve me njëra-tjetrën është i natyrshëm. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Sulmuesi kuqezi i uron ditëlindjen të shtrenjtës së tij

Llullaku si Neymar, dedikim të veçantë për nënën

20 Janar 2018 13:13

Nëna e Azdren Llullakut feston sot ditëlindjen. Sulmuesi kuqezi ka zgjedhur që ta urojë nënën e tij edhe në rrjetin social "Facebook". 29-vjeçari ka postuar një foto me të, në të cilën ka shkruar: "Gëzuar Ditëlindjen mami".

Futbollisti kosovar për momentin është në kërkim të një ekipi, pasi mbylli aventurën me Astana-n në kampionatin kazak. Llullaku nuk arriti të përshtatej mirë me ekipin dhe të linte gjurmë. Rikthimi në Evropë duket një alternativë e mirë për sulmuesin kuqezi. Pavarësisht së gjithave, ai falënderoi tifozët dhe klubin para se të ikte. Sot feston ditëlindjen edhe nëna e yllit të PSG-së, Neymar, i cili i kushtoi gjithashtu një urim të veçantë në rrjetet sociale. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Ylli portugez gjen paqe te partnerja

Ronaldo “mbyll veshët”, ikën në Portugali

20 Janar 2018 11:03

Cristiano Ronaldo e ka shijuar fundjavën me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez në ishujt e bukur të Portugalisë. Ylli i Real Madrid, nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike me skuadrën e tij. Deri më tani 32-vjeçari ka gjetur vetëm katër herë rrjetën në kampionat me “Los Blancos”.

Pavarësisht kësaj,  kapiteni luzitan i ka lënë pas kritikat dhe komentet negative rreth tij, për t’u fokusuar plotësisht tek familja e tij, fëmijët dhe e dashura. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, ka postuar në “Facebook” një foto me bukuroshen spanjolle ndërsa bëjnë “selfie” në Maderia. Një foto artistike, që është komentuar dhe pëlqyer shumë nga fansat.

Aventura e tij në “Santiago Bernabeu”, duket se po përfundon, pasi lojtari nuk ndihet më i kënaqur dhe dëshiron të kthehet në Angli, te Manchester United. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment