Gerrard pas shortit në Ligën e Evropës: Emocione të mëdha, do kemi sfida të forta si ekip

30 Gusht 2019

Trajneri i klubit skocez, Rangers, Steven Gerrard ka folur pas hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Evropës.

Sot është hedhur shorti për grupet e Ligës së Evropës, ku janë mësuar 12 grupet dhe skuadrat kundërshtare.

Rangers është shortuar në grupin G së bashku me klube të njohura si Porto, Young Boys dhe Feyenoord, dhe sipas Gerrard do të jenë sfida të mëdha.

Lexo po ashtu: Kompletohen 12 grupet në Ligën e Evropës, kundërshtarë interesant për skuadrat e mëdha

“Është mjaft e vështirë të thuash fjalë tani. Emocionet janë ende të larta”, ka thënë fillimisht Gerrard pas shortit.

“Do të përballemi me shumë sfida më shumë si një grup së bashku dhe askush nuk dëshiron më shumë për lojtarët sesa unë dhe tifozët”.

“Sfidat me Porton, Young Boysin dhe Feyenoordin janë të forta”, përfundoi trajneri i Rangers. /Telegrafi/

www.telegrafi.com