Giacomo Vrioni: Debutim ëndrrash, t'i shënoja Italisë magjike...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 23:20
I emocionuar 19-vjeçari

Giacomo Vrioni e nisi në mënyrën më të mirë aventurën me kuqezinjtë duke shënuar që në debtum me kombëtare U21 kundër Italisë në miqësore. Sulmuesi i ri i talentuar i lindur në Itali vendosi të përfaqësoj Shqipërinë dhe ndihet krenar me zgjedhjen që ka bërë. Ai u shfaq tepër i emocionuar gjatë një interviste për mediat në Itali, ndërsa zbuloi se golin ia dedikoi babit.

“Ia dedikoj golin babait tim Arben, i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që unë kam shënuar. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam pasur shumë kontakte me ta por vendosa të pres”, tha 19-vjeçari.

“Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë. Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venecias”, shtoi ai. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike