Gianni De Biasi një hap larg klubit të Serie A

Gianni De Biasi është shumë pranë nisjes së një pune të re, atë të trajnerit të skuadrës së Verona-s.

Tekniku Italian shikohet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e ekipit nga Serie A, pas shkarkimit të Pekia-s nga stoli për shkak të humbjes ndaj Crotone-s në shtëpi me rezultatin 0-3.

Drejtuesit janë duke diskutuar me ish teknikun kuqezi dhe palët janë afër arritjes së akordit.

Italiani 61 vjeçar është gati që të nisë një aventurë të re në kampionatin italian.

Verona po kalon një gjendje të keqe ku rrezikon rënien nga kategoria. Në 21 takime, veronezët kanë grumbulluar vetëm 13 pikë.

De Biasi kërkon të lërë pas eksperiencën negative te Deportivo Alaves, ku ai u shkarkua pas vetëm 2 muajsh.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan