Giggs: Uellsi im luan vetëm për fitore

Shqipëria nuk duhet ta marrë lehtë miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena” sot në orën 20:00, në të kundërt mund të përballet me një tjetër rezultat të pakëndshëm. Trajneri i kombëtares, Ryan Giggs deklaroi se skuadra e tij në fushë do të futet vetëm për fitore. Për më tepër, që në skuadër do të jetë edhe një lojtar si Gareth Bale, i cili pritet që t’u hapë mjaft punë kuqezinjve. Markimi i tij do të jetë një tjetër problem.

“Sigurisht që kjo ndeshje më jep mundësi të aktivizoj futbollistë të rinj, si dhe ata që kanë luajtur shumë pak e që kanë nevojë për minuta. Duhet të gjejmë ekuilibrin në skuadër. Në këtë miqësore mund të bëhen 6 zëvendësime, kështu që do të mund të ndërroj disa lojtarë. Por, kemi ardhur këtu për të fituar. Nuk ka rëndësi rezultati i kësaj ndeshjeje. Për ne ky ishte një vit i mirë. Por, unë dua që ta mbyllim atë me një fitore. Ndeshja nuk do të jetë e lehtë, sepse një skuadër reagon gjithnjë kur humbet dhe nuk kam dyshim se kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë, pas humbjes me Skocinë. Do të jetë një sfidë e vështirë, por duam ta mbyllim me fitore”, deklaroi Giggs.

Giggs i’u përgjigj edhe fansave të Realit të shqetësuar për paraqitjen e Bale-s në miqësore. “Nuk ka vend më të mirë për të se sa kombëtarja. Të gjithë duam të kontribuojmë për vendin tonë”, tha tekniku.

Kjo sfidë do të jetë mjaft e veçantë për lojtarin e uellsianëve, Chris Gunter, pasi ai do të luajë sfidën e 93 me kombëtaren. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan