Giro d'Italia/ Yates triumfon në etapën e nëntë, dobët Froome dhe Aru

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
13 Maj 2018 18:23

Etapën e nëntë të Giro d’Italia-s e fiton Simon Yates. Britaniku ishte më i shpejti në itinerarin Pesco Sannita-Gran Sasso me distancë 225 km, duke lënë pas Thibaut Pinot dhe Jhoan Chaves. Në vend të katërt përfundoi Domenico Pozzovivo. Fanella rozë për Yates, ndërkohë që Froome dhe Aru zhgënjyen në këtë etapë dhe e mbyllën me 1 minutë disavantazh.

Tani britaniku është i pari në klasifikimin e përgjithshëm me 32 sekonda avantazh ndaj ndjekësit më të afërt Chaves, 38" ndaj Dumoulin, 45" ndaj Pinot dhe 57" ndaj Pozzovivo. Dita e nesërme është pushim (e dyta që nga nisja e Giro d’Italia-s së 101) ndërkohë që të martën do të zhvillohet etapa e 10, Penne-Gualdo Tadino e gjatë 239 km. Britaniku i skuadrës së Mitchelton-Scott e krijoi shkëputjen me ngjitjen në Campo Imperatore dhe u dha mesazh të qartë rivalëve./EDS/

Renditja në etapën e nëntë

L'ORDINE D'ARRIVO DELLA 9ª TAPPA

    1    GBR    YATES Simon Philip    MITCHELTON - SCOTT    5h 54’ 13”    0’ 10”    0’ 00”

    2    FRA    PINOT Thibaut    GROUPAMA - FDJ    5h 54’ 13”    0’ 06”    0’ 00”

    3    COL    CHAVES Jhoan Esteban    MITCHELTON - SCOTT    5h 54’ 13”    0’ 04”    0’ 00”

    4    ITA    POZZOVIVO Domenico    BAHRAIN - MERIDA    5h 54’ 17”        0’ 04”

    5    ECU    CARAPAZ Richard    MOVISTAR TEAM    5h 54’ 17”        0’ 04”

    6    ITA    FORMOLO Davide    BORA - HANSGROHE    5h 54’ 23”        0’ 10”

    7    NZL    BENNETT George    TEAM LOTTO NL - JUMBO    5h 54’ 25”        0’ 12”

    8    NED    DUMOULIN Tom    TEAM SUNWEB    5h 54’ 25”        0’ 12”

    9    COL    LOPEZ MORENO Miguel Angel    ASTANA PRO TEAM    5h 54’ 25”        0’ 12”

    10    ITA    CICCONE Giulio    BARDIANI CSF    5h 54’ 37”        0’ 24”

    11    AUS    O'CONNOR Ben    TEAM DIMENSION DATA    5h 54’ 39”        0’ 26”

    12    CAN    WOODS Michael    EF EDUCATION FIRST-DRAPAC p/b CANNONDALE    5h 54’ 49”        0’ 36”

    13    AUT    KONRAD Patrick    BORA - HANSGROHE    5h 54’ 51”        0’ 38”

    14    ESP    BILBAO LOPEZ DE ARMENTIA P.    ASTANA PRO TEAM    5h 55’ 05”        0’ 52”

    15    COL    BETANCUR Carlos    MOVISTAR TEAM    5h 55’ 05”        0’ 52”

    16    RSA    MEINTJES Louis    TEAM DIMENSION DATA    5h 55’ 13”        01’ 00”

    17    NED    POELS Wout    TEAM SKY    5h 55’ 15”        01’ 02”

    18    SUI    REICHENBACH Sébastien    GROUPAMA - FDJ    5h 55’ 15”        01’ 02”

    19    FRA    GENIEZ Alexandre    AG2R LA MONDIALE    5h 55’ 15”        01’ 02”

    20    NED    OOMEN Sam    TEAM SUNWEB    5h 55’ 15”        01’ 02”

    21    AUS    DENNIS Rohan    BMC RACING TEAM    5h 55’ 15”        01’ 02”

    22    ESP    NIEVE ITURRALDE Mikel    MITCHELTON - SCOTT    5h 55’ 15”        01’ 02”

    23    GBR    FROOME Chris    TEAM SKY    5h 55’ 20”        01’ 07”

    24    ITA    ARU Fabio    UAE TEAM EMIRATES    5h 55’ 27”        01’ 14”

Renditja e përgjithshme

1    GBR    YATES Simon Philip    MITCHELTON - SCOTT    37h 37’ 15”    0’ 00”

    2    COL    CHAVES Jhoan Esteban    MITCHELTON - SCOTT    37h 37’ 47”    0’ 32”

    3    NED    DUMOULIN Tom    TEAM SUNWEB    37h 37’ 53”    0’ 38”

    4    FRA    PINOT Thibaut    GROUPAMA - FDJ    37h 38’ 00”    0’ 45”

    5    ITA    POZZOVIVO Domenico    BAHRAIN - MERIDA    37h 38’ 12”    0’ 57”

    6    ECU    CARAPAZ Richard    MOVISTAR TEAM    37h 38’ 35”    01’ 20”

    7    NZL    BENNETT George    TEAM LOTTO NL - JUMBO    37h 38’ 48”    01’ 33”

    8    AUS    DENNIS Rohan    BMC RACING TEAM    37h 39’ 20”    02’ 05”

    9    ESP    BILBAO LOPEZ DE ARMENTIA P.    ASTANA PRO TEAM    37h 39’ 20”    02’ 05”

    10    CAN    WOODS Michael    EF EDUCATION FIRST-DRAPAC p/b CANNONDALE    37h 39’ 40”    02’ 25”

    11    GBR    FROOME Chris    TEAM SKY    37h 39’ 42”    02’ 27”

    12    AUT    KONRAD Patrick    BORA - HANSGROHE    37h 39’ 49”    02’ 34”

    13    COL    LOPEZ MORENO Miguel Angel    ASTANA PRO TEAM    37h 39’ 49”    02’ 34”

    14    AUS    O'CONNOR Ben    TEAM DIMENSION DATA    37h 39’ 51”    02’ 36”

    15    ITA    ARU Fabio    UAE TEAM EMIRATES    37h 39’ 51”    02’ 36”

Maratonomakja e përgjakur / FOTO dhe VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Gusht 2018 18:45
Në fund e fitoi garën

Si një maratonomake e vërtetë, Volha Mazuronak fitoi garën e saj të parë në këtë disiplinë në Kampionatin Europian të Shumësportëshit, pavarësisht se ishte e mbuluar nga gjaku deri në fund të garës.

Bjelloruses filloi t’i dilte gjak nga hundët që në nisje por nuk u dorëzua dhe arriti të fitonte garën duke vrapuar në kohën 2 orë e 26 minuta e 22 sekonda, në rrugët e Berlinit. E sikur të mos mjaftonte gjaku, ajo mori edhe një kthesë të gabuar kur kishte mbetur edhe pak më shumë se një kilometër deri në fund të garës, por psërsëri arriti të dilte fitimtare. Francezja Clemence Calvin u rendit e dyta ndërsa medaljen e bronztë e mori Eva Vrabcova e Çekisë.

29-vjeçarja nuk kishte fituar kurrë më parë një garë të tillë, arritja më e madhe e saj kishte qenë vendi i dytë në garën e 5000 metrave në Lojërat Ushtarake të vitit 2015. Ajo mban rekordin kombëtar në Bjellorusi për maratonën për femra, me kohën 2 orë e 23 minuta e 54 sekonda, të vendosur në Maratonën e Londrës dy vjet më parë.

Në përfundim të garës ajo tha: “Ishte e vështirë. Papritur filloi të më dilte gjak nga hunda dhe mendova se do të pushonte shpejt, por jo. E di që duhet të jetë dukur e tmerrshme, por fatmirësisht nuk më pengoi dhe ia dola. Mendoj se gjithçka nisi për shkak të ndryshimit të motit, por më ka ndodhur edhe më parë në stërvitje dhe nuk e di pse”.

Kampionati Europian i Shumësportëshit, i zhvilluar për herë të parë këtë vit në Berlin dhe Gllasgou, nisi me 2 gusht dhe përfundoi më 12 gusht./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Formula 1| Sebastian Vettel karikon Ferrari-n

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Gusht 2018 15:39
'Ja pse jemi favoritët'

Sebastian Vettel ka shkuar me pushime duke qenë i distancuar me vetëm 24 pikë pas nga Hamilton, ndërsa ka një Ferrari të shpejtë dhe të besueshëm që për shumë gara ka qenë pikë referimi në performancën në rrjet. Vettel, siç ka thënë edhe për sajtin e Formula 1, refuzon të quhet i mundur pas kësaj diference pikësh.

“Gjërat kanë xhiruar disa herë në favorin tonë dhe jo për të tjerët, ne kemi qenë mjaftueshëm të bashkuar. I vetmi gabim, në Gjermani, ishte i vogël, por shumë i kushtueshëm: përfundova jashtë. Më vjen keq, është pjesë e lojës, nuk mund ta kthej kohën pas, por jam mjaftueshëm i bindur se nëse do të kemi një makinë që mund të luftojmë, mund të vendosim çdokënd nën presion dhe mund të arrijmë më të mirën në pjesën e dytë të sezonit”.

Pushimet verore shpesh janë vendimtare për fatin e kampionatit: këtë e dinë mirë te Ferrari, të cilët vitin e shkuar ishin lider ndaj Mercedes-it dhe më pas humbën finalen e sezonit. “Vitin e shkuar – thotë Vettel – humbëm kampionatin sepse makina jonë nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë për t’u ndeshur në garat finale të sezonit, përkundër asaj që ndodhi me tërheqjet. Mendoj se këtë vit kemi treguar se makina jonë është më efiçente dhe më e fuqishme për t’u ndeshur. Kam besim tek ata që janë në kantier, duhet të jemi entuziast për pjesën e dytë të sezonit”.

Vettel do të nisë rivalizimin me Lewis Hamilton që nga Çmimi i Madh i Belgjikës, i pari pas pushimeve të verës, garë e programuar më 26 gusht. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Luiza Gega ka një mesazh për shqiptarët

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Gusht 2018 14:04
Atletja shqiptare e trishtuar

Atletja shqiptare Luiza Gega doli e katërta në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në kampionatin evropian të atletikës, por ky rezultat e ka mërzitur. Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo shprehu keqardhjen për rezultatin pasi priste të futej në zonën e medaljeve.

 “Kampionati Evropian i Berlinit u mbyll me vendin e katërt, edhe pse luftova deri në fund për medalje. Isha kaq afër, por nuk arrita dot ta marr. Të them të drejtën jam e mërzitur, sepse besoja shumë të isha në zonën e medaljeve, por fati nuk ishte me mua”, ishte mesazhi i Luiza Gegës.

Por atletja shqiptare që së fundmi vendosi rekord kombëtar, është zotuar se do të punojë që të jetë gati për kompeticionet në vazhdim për vitin 2018. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

F1 | Ndryshon strategjia e Ferrari-t për Raikkonen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Gusht 2018 11:03
Flasin mediat franceze

Kimi Raikkonen do të jetë gati që të firmosi një kontratën me Ferrari-n për dy sezonet e ardhshëm. Lajmi për rinovimin vjen nga Franca, por akoma nuk është konfirmuar. Për të dhënë këtë lajm është F1only.fr, e cila flet për një informacion “të konfirmuar nga një zë pranë shtëpisë Maranello”. Një ndryshim strategjie i detajuar pas vdekjes së presidentit Sergio Marchionne, për t’u përqëndruar edhe më tepër te ajo që do të japë në pistë piloti finlandez në krah të gjermanit Vettel.

Deri disa muaj më parë, faktikisht, flitej për Charles Leclerc si zëvendësuesi i mundshëm i Raikkonen. Piloti i ri, aktualisht te Alfa Sauber, i pëlqente shumë vetë Marchionne-s. Por hyrja e tij te Ferrari duket se do të shtyhet. Njoftimi për rikonfirmimin e numrit 7 mund të përcaktohet në Çmimin e Madh të Belgjikës, i pari pas pushimeve të verës, ose ndoshta në Monza, ku do të garohet më 2 shtator, gjithnjë sipas burimeve të mediave franceze që bëjnë të ditur një lajm të tillë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.