Giro / Yates rrëmben etapën e dytë dhe mban fort bluzën rozë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 18:06
Mbyllet etapa e 11-të

Britaniku Simon Yates bëri një garë të shkëlqyer sot duke fituar etapën e dytë persona në Giro d’Italia që njëkohësisht i lejon të zgjerojë epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Çiklisti i skuadrës Mitchelton-Scott u tregua i shkëlqyer në 1500 metrat e fundit në një malore me koefiçent 16%, duke lënë pas fituesin në fuqi të Giro-s, Tom Dumoulin. Chris Froome humbi edhe më shumë kohë duke e mbyllur garën 40 sekonda pas Yates.

Në etapën e 11-të të Giro-s 2018, në itinerarin prej 156 kilometrash nga Assisi në Osimo çiklisti britanik konfirmoi edicionin e përkryer që po realizon, ndërsa tani është 47” para ndjekësit më të afërt, Dumoulin.

Një ditë për t’u harruar për katër herë fituesin e Tour de France, Froome, i cili ka rënë në vend të 12-të në renditjen e përgjithshme, me 3’12” pas Yates.

Nesër, etapa e 12-të, fillon nga Osimo e përfundon në Imola, në një rrugëtim mjaftueshëm të ngadaltë përgjatë bregut të Adriatikut që më pas futet në brendësi të gadishullit Apenin për të mbërritur në Imola përmes Çezenës dhe Forli. Pas një terreni malor me mesatarisht koefiçent 4,1% e maksimumi në 10%, 850 metrat e fundit janë të sheshta, ideale për sprintin final./EDS/

Renditja e përgjithshme pas etapës së 11-të.

  1. Simon Yates (Mitchelton-Scott) 47h 8’ 21”
  1. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +47”
  1. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ) +1’ 4”
  1. Domenico Pozzovivo (Bahrain-Merida) +1’ 18”
  1. Richard Carapaz (Movistar) +1’ 56”
  1. George Bennett (LottoNL-Jumbo) +2’ 9”
  1. Rohan Dennis (BMC Racing Team) +2’ 36”
  1. Pello Bilbao (Astana Pro Team) +2’ 54”
  1. Patrick Konrad (Bora-Hansgrohe) +2’ 55”
  1. Fabio Aru (UAE Team Emirates) +3’ 10”
Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike