Giro / Yates rrëmben etapën e dytë dhe mban fort bluzën rozë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 18:06
Mbyllet etapa e 11-të

Britaniku Simon Yates bëri një garë të shkëlqyer sot duke fituar etapën e dytë persona në Giro d’Italia që njëkohësisht i lejon të zgjerojë epërsinë e tij në renditjen e përgjithshme. Çiklisti i skuadrës Mitchelton-Scott u tregua i shkëlqyer në 1500 metrat e fundit në një malore me koefiçent 16%, duke lënë pas fituesin në fuqi të Giro-s, Tom Dumoulin. Chris Froome humbi edhe më shumë kohë duke e mbyllur garën 40 sekonda pas Yates.

Në etapën e 11-të të Giro-s 2018, në itinerarin prej 156 kilometrash nga Assisi në Osimo çiklisti britanik konfirmoi edicionin e përkryer që po realizon, ndërsa tani është 47” para ndjekësit më të afërt, Dumoulin.

Një ditë për t’u harruar për katër herë fituesin e Tour de France, Froome, i cili ka rënë në vend të 12-të në renditjen e përgjithshme, me 3’12” pas Yates.

Nesër, etapa e 12-të, fillon nga Osimo e përfundon në Imola, në një rrugëtim mjaftueshëm të ngadaltë përgjatë bregut të Adriatikut që më pas futet në brendësi të gadishullit Apenin për të mbërritur në Imola përmes Çezenës dhe Forli. Pas një terreni malor me mesatarisht koefiçent 4,1% e maksimumi në 10%, 850 metrat e fundit janë të sheshta, ideale për sprintin final./EDS/

Renditja e përgjithshme pas etapës së 11-të.

  1. Simon Yates (Mitchelton-Scott) 47h 8’ 21”
  1. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +47”
  1. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ) +1’ 4”
  1. Domenico Pozzovivo (Bahrain-Merida) +1’ 18”
  1. Richard Carapaz (Movistar) +1’ 56”
  1. George Bennett (LottoNL-Jumbo) +2’ 9”
  1. Rohan Dennis (BMC Racing Team) +2’ 36”
  1. Pello Bilbao (Astana Pro Team) +2’ 54”
  1. Patrick Konrad (Bora-Hansgrohe) +2’ 55”
  1. Fabio Aru (UAE Team Emirates) +3’ 10”

Giro / Vivani super në sprint, Yates nuk e lëshon vendin e parë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Maj 2018 23:32
Mbyllet etapa e 16-të

Simon Yates vazhdon të jetë në krye të renditjes së Giro d’Italia pasi arriti të qendrojë me grupin kryesor në etapën e 17-të të zhvilluar të mërkurën. Italiani Elia Viviani fitoi sprintin duke siguruar etapën e katërt për të vit, pas një finishi kaotik ku arriti të kalonte në fnd irlandezin Sam Bennett.

Yates e nisi ditën me një avantazh prej 56 sekondash ndaj kampionit në fuqi Tom Dumoulin dhe e ruajti të plotë atë edhe pas pëfundimit të garës. 25-vjeçari arriti të ruante vendin e tij mes grupit përgjatë 155 kilometrave të etapës. Në këtë mënyrë ai përforcon pozitat e veta si kandiat për ta fituar këtë edicion, kur kanë mbetur edhe tre etapa malore të enjten, të premten e të shtunën, para xhiros finale të dielën në Romë. Zyrtarisht ai e mbylli etapën e sotme në vend të 28-të, pas Dumoulin dhe katër herë kampionit të Tour de France Chris Froome, por mban fort vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Froome skuadrës Sky është në vend të katërt, pas italianit Domenico Pozzovivo i skuadrës Bahrain-Merida, ky i fundit tre minuta e 11 sekonda pas Yates-it.

Para nisjes së garës pati dy lajme negative për çiklistët, pasi afrikanojugori Louis Meintjes u tërhoq pas një infeksioni në aparatin e frymëmarrjes ndërsa belgu Victor Campenaerts gjithashtu ndërpreu garën.

E pas një gare plot turbullira dhe nën sulm të vazhdueshëm, Yates arriti të mbante larg shqetësimin e kundërshtarëve. Ndërsa Viviani e tregoi më së miri klasin e tij në sprint, për më tepër që pati një problem me biçikletën që gjithsesi nuk e pengoi të arrinte synimin e tij./EDS/

Renditja e përgjithshme pas etapës së 16-të

  1. Simon Yates (Mitchelton-Scott) 69h 59’ 11”
  2. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +56”
  3. Domenico Pozzovivo (Bahrain-Merida) +3’ 11”
  4. Chris Froome (Team Sky) +3’ 50”
  5. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ) +4’ 19”
  6. Rohan Dennis (BMC Racing Team) +5’ 04”
  7. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team) +5’ 37”
  8. Pello Bilbao (Astana Pro Team) +6’ 02”
  9. Richard Carapaz (Movistar Team) +6’ 07”
  10. George Bennett (LottoNL-Jumbo) +7’ 07”

 

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Volejboll femra, Austria befason Kombëtaren në kryeqytet

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
23 Maj 2018 21:32
Ndërlikohet kualifikimi

Kombëtarja shqiptare në volejboll për femra zhgënjen në Tiranë duke u mundur 0-3 në “Feti Borova” nga Austria, që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke dominuar nga seti i parë në të fundit. Pas suksesit tre ditë më parë në Gjeorgji duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 në Tbilisi pritej një tjetër ndeshje e mirë nga vajzat e kombëtares, por ato zhgënjyen keq. Kjo ishte humbja e parë për Shqipërinë në këtë kompeticion, teksa tani ndërlikohen pozitat për t’u kualifikuar më tej. Kombëtarja e nis keq ndeshjen duke bërë shumë gabime në sulm, teksa zhgënjen edhe tifozët e shumtë, që kishin ardhur për t’i mbështetur. Të trija setet ishin mjaft të dobta për Kombëtaren, të dominuara nga rivalet, që shkëputen me lehtësi, duke përfituar edhe nga gabimet e shumta që bënin volejbollistet shqiptare.

Te Shqipëria sot mungoi lojtarja lider, që të organizonte lojën dhe të sulmonte, ndaj dhe humbja ishte e paevitueshme për mënyrën sesi vajzat kuqezi u paraqitën në fushë. Austria e nisi mjaft mirë ndeshjen duke e fituar setin e parë me diferencë pikësh ndaj një kundërshtari, që çuditërisht dukej i dorëzuar në fushë, 25-18. Edhe në dy setet e tjera nuk ka shumë histori me vajzat nga Austria që dominojnë, 25-17 i dyti dhe 25-21 i treti, që i dha fitoren e dytë radhazi dhe kryesimin në Grupin B të Ligës së Europës Austrisë. Ndërkohë Shqipëria me këtë humbje bën një hap pas, teksa pas tre ditësh do të luajë ndeshjen e tretë në grup ndaj Izraelit në transfertë./EDS/

Shqipëri – Austri 0-3 (18-25, 17-25, 21-25)

SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri

AUSTRIA: Duvnjak, Teufl, Bajde, Wallner, Holzer, Epure, Chrtianska, Deisl, Peischl, Maros, markovic, Schmit, Nesimovic. Trajnere: Svetlana Ilic

Gjyqtarë: Arzu Emiroglu (Turqi), Endri Zguri (Shqipëri)


***********************************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Formula 1/ Vettel flet për shokun e ri të skuadrës: Mund të jetë Hamilton?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Maj 2018 16:55
Te Ferrari hapet një çështje

Çelësi i suksesit për Sebastian Vettel do të jetë po të rigjejë sa më shpejtë fitoren e tij të parë në cirkuitin e qytetit të Montekarlos. Gjermani në konferencën për shtyp ka thënë: “Besoj se ajo që kanë thënë të tjerët është e drejtë, Barcelona nuk ka qenë një garë pozitive për ne. Të shtunën kemi qenë më mirë, më pas në garë shkoi ashtu. Kishim disa ide dhe besonim se mund të kushtëzonim garën. Por, këtu pista është ndryshe, atë që kam vënë re mund të më shërbejë që të shkojmë shumë më para”.

Gjermani ka vijuar që të flasë edhe për prospektivat për këtë garë: “Makinat me timon të gjatë kanë shkuar përherë mirë këtu, ne nuk jemi ulur në një autobus. Kemi ëprmirësuar makinën zyrtare në të gjithë sektorët”.

Në fund jep një mendim për të ardhmen e shokut të skuadrës: “Leclerc duhet të vijojë në rrugë të mendojë vetëm për këtë moment. Duhet të injorojë fjalët që shpesh na rrethon. Me mua te Ferrari? Nuk jam unë ai që firmos kontratat, duhet t’ia kërkojë Arrivabene-s. Besoj se në garat e bëra deri më tani ka treguar vlerat e tij. Hamilton te Ferrari? Nuk më shqetëson por jam i lumtur me raportin që kam me Kimi-n. Nuk mund të di se çfarë mund të ndodhë, por jam i qartë që ka prioritet Mercedes-in dhe një ndryshim i mundshëm do të ishte surprizë. Jam i lumtur që jam këtu”. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli

Giro| Yates tani është pretendent kryesor për fitoren e madhe

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
22 Maj 2018 23:00
Ka mbetur edhe pak nga finishi

Simon Yates futet në pesë ditët e fundit të Giro d’Italia si një pretendenti kryesor i qartë për të siguruar triumfin final, pasi doli nga gara kronometër e ditës së sotme me një avantazh prej 56 sekondash nga ndjekësi më i afërt. Në ditën që australiani Rohan Dennis fitoi etapën, Yates e mbylli garën prej 34,2 kilometrash në vendin e 22-të. E përkthyer në kohë, 97 sekonda pas Dennis, por ç’është më e rëndësishme, vetëm 75 sekonda pas kampionit në fuqi Tom Dumoulin.

Yates e nisi ditën me 2 minuta e 11 sekonda para Dumoulin dhe në përfundim të garës tha: “Jam shumë i lumtur për pozicionin ku ndodhem. U ndjeva mirë në pjesën e parë dhe kisha ritëm të mirë. U përpoqa ta mbaja pozicionin, por isha i vdekur në 10 kilometrat e fundit. Kjo situatë më detyron të ndryshoj taktikë për etapat e fundit. Fatkeqësisht për tifozët e mi do të më duhet të tregohem më i kujdesshëm dhe të mbrohem”.

Dumoulin ishte 21 sekonda para Yates në sesksionin e parë pas 12 kilometrash dhe pas 24 kilometrash kishte kaluar 48” përpara. Kampioni në fuqi fitoi vjet pikërisht falë aftësive të tij në kronometër dhe shpresonte shumë që një gjë të tillë të arrinte edhe sivjet. Por Yates u shpërblye për punën e bërë para nisjes së Giro-s, pasi arriti të mbahej dhe të mos lejonte afrimin e pretendentit tjetër në renditjen e përgjithshme.

Asnjë britanik nuk e ka fituar kurrë Giro-n dhe me tre etapa malore të enjten, të premten dhe të shtunën, para finishit të së dielës në Romë, ka ende hapsirë për rivalët e tij. Megjithatë çiklisti nga rrethinat e Manchester-it ka treguar një formë të shkëlqyer deri tani dhe i ka të gjitha mundësitë që të shkruajë historinë./EDS/

Renditja e përgjithshme

  1. Simon Yates (Mitchelton-Scott) 66hs 39’ 14”
  2. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +56”
  3. Domenico Pozzovivo (Bahrain-Merida) +3’ 11”
  4. Chris Froome (Team Sky) +3’ 50”
  5. Thibaut Pinot (Groupama-FDJ) +4’ 19”
  6. Rohan Dennis (BMC Racing Team) +5’ 04”
  7. Miguel Angel Lopez (Astana Pro Team) +5’ 37”
  8. Pello Bilbao (Astana Pro Team) +6’ 02”
  9. Richard Carapaz (Movistar Team) +6’ 07”
  10. George Bennett (LottoNL-Jumbo) +7’ 01”

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.