Giroud drejt largimit, e ardhmja e tij mes Anglisë, Spanjës dhe Italisë

08 Nëntor 2019

Olivier Giroud duket se do të largohet përfundimisht nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi francez nuk është fare në planet e trajnerit Frank Lampard që thuajse nuk e aktivizon në asnjë takim.

Giroud ka mbetur sulmuesi i tretë në klub, pasi Tammy Abraham dhe belgut Michy Batshuayi.

Kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga londinezët dhe të shikojë ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Olivier Giroud. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Real Madrid është skuadra më e madhe që po e kërkon lojtarin si zëvendësues të Karim Benzemas. Ndërkohë në Serie A, Giroud mund t’i bashkohet Antonio Contes te Chelsea.

Dy skuadra tjera londineze, West Ham United dhe Crystal Palace kanë shprehur interesim, ndërsa Lyon kërkon rikthimin e tij në Francë.

33-vjeçari synon që të prishë kontratën me Chelsean për t’iu bashkuar njërës nga skuadrat e lartpërmendura si futbollist i lirë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan