Gjashtë trajnerë në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Kovacin

04 Nëntor 2019

Bayern Munich po kërkon një trajner të ri, pas shkarkimit të Niko Kovac në mbrëmjen e kaluar.

Skuadra gjermane i kanë ndarë rrugët me trajnerin kroat, pas humbjes 5-1 që pësoi ndaj Eintracht Frankfurtit në fundjavën që lamë pas.

Ish-ndihmës trajneri i Kovac do të jetë trajner në detyrë deri në ardhjen e strategut të ri, por që koha e tij mund të jetë më e gjashtë sa që pritet.

Gjermani pritet të qëndrojë në kryes të skuadrës deri në fund të pjesës së parë të sezonit, mirëpo mund të jetë aty edhe deri në fund të sezonit.

Sky Sport në Gjermani raporton se Bavarezët kanë gjashtë emra në listën e tyre për trajner:

Erik ten Hag – Ajax

Pas punës së madhe që po bënë te Ajaxi, kampioni në fuqi i Bundesligës po mendon që ta transferojë Ten Hagen, madje paga e tij është pothuajse e njëjtë me atë të Kovac.

Erik ten Hag (Foto: Ajax/Twitter)

Jose Mourinho

Trajneri portugez që aktualisht i papunë që nga shkarkimi që i bëri Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, është favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës gjermane. Por, Bavarezët janë në dijeni se Mourinho do të kërkojë një pagë të lartë për t’u bërë trajner i tyre, pa përfshirë këtu edhe emrat e mëdhenj që mund t’i kërkojë.

Massimiliano Allegri

Strategu italian është në pozitë të njëjtë me ish-trajnerin e Chelseat dhe Interit, pas në këtë verë që shkoi u largua nga Juventusi. Allegri është i gatshëm që ta marrë drejtimin e Bayernit, mirëpo edhe paga e tij do të jetë e lartë.

Foto: Juventus/Twitter

Arsene Wenger

Edhe francez është në mesin e këtyre dy trajnerëve që janë të papunë që nga largimi prej Arsenalit. Wenger ka bërë të ditur se dëshironte të rikthehet në futboll dhe ta marrë drejtimin e një skuadre të madhe dhe Bayerni mund të jetë ideali për të.

Arsene Wenger (Getty Images/Guliver)

Ralf Rangnick

Rangnick është drejtor sportiv aktual i Red Bull Salzburgut dhe Bavarezët po mendojnë që ta emërojë atë si trajnerin e tyre të ri. Gjermani njihet si Guardiola i dytë në Gjermani dhe loja e tij ofanzive kur ishte trajner te Rasenball Sport Leipzig është pothuajse e ngjashme me atë të trajnerit të Manchester Cityt.

Mauricio Pochettino

Argjentinasi është shumë afër që ta shkarkohet nga Tottenham Hotspuri, pas formës së dobët në këtë fillim sezon. Pochettino në sezonin e kaluar shkaktoi sensacion, pasi arriti që t’i kualifikonte Spurs në finalen e Ligës së Kampionëve që e humbën nga Liverpooli. Bayerni mendon seriozisht se Pochettino mund t’u ndërtojë atyre një skuadër të fuqishme me pak investime. /Telegrafi/

www.telegrafi.com