“Gjeneralët që na turpëruan”, Armand Duka i tërheq “veshin” Kombëtares: Vetëkënaqësia na penalizoi, ja pse nuk jemi një ekip i madh

09 Shtator 2020

Humbja përballë Lituanisë ka shkaktuar një indinjatë të madh të tifozët, një humbje që askush nuk e priste, mbi të gjitha pas fitores në transfertë përballë Bjellorusisë. Më shumë se sa rezultati, ajo që la një shije të hidhur ishte mënyra se si erdhi kjo humbje, një 90-minutësh i turpshëm, një ekip pa gjak, pa ide, një ekip që dukej shumë i vogël përballë një rivali inferior në letër. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, nuk kërkon të justifikoj këtë humbje por ka një mesazh të qartë për Edy Reja dhe të besuarit e tij:

Pavarësisht kësaj humbje të rëndë, Duka beson ende se Shqipëria mund dhe duhet të jetë pretendente për të udhëhequr grupin. Nga Elbasani, aty ku shijoj në maksimum fitoren me përmbysje që përfaqësuesja U-21 arriti përballë Andorrës, Duka shpreson që kampionati të rifilloj por ky është një vendim ekskluziv që i takon presidentëve të Ligës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com