REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Gjermania bëhet gati për hakmarrje ndaj Francës

13 Nëntor 2017 21:41

Nëse doni spektakël, ndeshja ideale për ta shijuar atë është kur përballen dy kombëtare të nivelit më të lartë. Këtë shans do ta keni nesër, kur Gjermania do të presë Francën në Këln për një miqësore luksi. Pas barazimit pa gola me Anglinë, kampionët e botës nuk duan që tabela e rezultatit të qëndrojë e pandryshuar për 90 minuta.

“Ndeshjet e nëntorit janë si barometër për ne. Duam të provojmë gjëra të reja. Të gjithë e kanë shansin në kombëtaren gjermane”, - u shpreh trajneri Joachim Low, i cili punon në DFB që nga viti 2004. Projekti gjerman ka pasur sukses, sepse në vitin 2014 ata fituan Botërorin. Ky është modeli që po ndjekin edhe “Gjelat”.

Yjet kampionë bote sot u stërvitën në “RheinEnergie Stadium” në ritëm maksimal dhe u dukën në humor të mirë. Nesër pritet të jenë titullarë senatorë si Mats Hummels, Mesut Ozil dhe Thomas Müller, por nuk përjashtohen befasitë. Me Jogin mund të ndodhë gjithçka, sidomos duke kujtuar humbjen 2-0 në gjysmëfinalen e Evropianit 2016.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Federica Pellegrini, e nxehtë dhe misterioze në Instagram

17 Janar 2018 21:22

Kampionia e Italisë në not ka publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram duke ngacmuar kuriozitetin e ndjekësve të saj. Federica Pellegrini shfaqet mjaft e nxehtë në rrjetin social Instagram. Ajo ka mjaft ndjekës, të cilët janë mahnitur nga paraqitja e notares. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Buffon pushime romantike me gazetaren seksi

17 Janar 2018 14:55

Buffon së bashku me bashkëshorten e tij, Ilaria D'Amico kanë përfituar nga periudha e pushimeve në kampionat për të kaluar disa ditë relaksi në plazh. Çifti ka preferuar që ti shijojë ditët e pushimit pa fëmijët e tyre.

Portieri i Juventusit duket në formë, ashtu sikurse edhe partnerja e tij. Gazetarja italiane mbante veshur një kostum plazhi që ngjante tejet seksi.

Ilaria dhe gardiani i “axurrëve” e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2014-të, kur Buffon i dha fund martesës me ish-gruan e tij të parë, Alena Seredova (2011 – 2014).

Juventini ka një djalë dy-vjeçar me Ilaria-n, që quhet Leopoldo Mattia. Revista “Chi” i ka kushtuar një artikull çiftit, shoqëruar me fotot e realizuara nga paparaci i tyre. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Gruaja e Totti-t lë për të dëshiruar në plazh

17 Janar 2018 14:07

Francesco Totti po shijon pushimet dimërore me bashkëshorten e tij, Ilary Blasi. Ish-kapiteni i Romës ka marrë një vilë me qira super luksoze. Në po të njëjtën parajsë ku janë relaksuar edhe yjet e tjerë të kampionatit italian, Icardi, Chiellini, Barzagli, Storari, Montolivo, Bonuçi dhe Marchisio.

Ish-sulmuesi italian duket në formë edhe pas tërheqjes nga futbolli ndërsa partnerja e tij, moderatorja italiane ka nevojë për pak palestër. Revista "Chi", ka publikuar disa foto të çiftit teksa relaksoheshin në plazhin e bukur të Maldives. Çifti Totti, kanë tre fëmijë, dy vajza tejet të bukura, Chanel (10 -vjeçe), Isabel (1-vjeçe) dhe djalin 12-vjeçar, Christian.

Gruaja e legjendës së futbollit “axurr”, Ilary, është një nga femrat më të suksesshme në median italiane. E njohur për fillimet e saj si velin dhe më pas moderatore e “Grande Fratello” dhe të tjerë emisione të ndjekura në shtetin fqinj. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

“Anglezi” Guardiola del për gjueti

17 Janar 2018 10:39

Pep Guardiola mbrëmjen e djeshme ka ndjekur ndeshjen e FA Cup, mes Mansfield Town dhe Cardiff City. Trajneri i Manchester City-t, ishte i shoqëruar me me drejtoreshen e Mansfield Town, Carolyn Radford.

Ajo postoi foton me spanjollin në “Twitter”, në të cilën ka shkruar: “Kemi një legjendë në shtëpi”.

Ish-tekniku i Barcelonës dhe Bayern Munchen, u fotografua në tribunën e “One Call”, i veshur me një stil tipik anglez. Së bashku me të ishte edhe djali i tij, Marius, i cili ndoqi ndeshjen në fushën më të vjetër në “Football League”. Qëllimi i vizitës së tij në këtë takim ishte pikasje e ndonjë talenti, të cilin me siguro dëshiron që ta afrojë në grupin e tij te “Qytetarët”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment