Gjermania dhe Turqia mësojnë të enjten kush do të organizojë Euro 2024

Në të njëjtën ditë kur Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan do të vizitojë Gjermaninë dhe me çështjen “Ozil” ende të nxehtë, UEFA pritet të japë vendimin përfundimtar se kush do të organizojë Kampionatin Europian 2024, me Gjermaninë pak më në avantazh ndaj Turqisë në këtë garë.

Sipas një raporti të publikuar se fundmi ku flitet mbi aplikimin e bërë nga të dy vendet, Gjermania lavdërohet pak më shumë se Turqia për kushtet, sigurinë dhe aspektet politike dhe sociale. Ndërsa aplikimi i Turqisë është konsideruar “në përputhje me objektivat afat gjatë të UEFA-s”, ai i Gjermanisë është vlerësuar si “i cilësisë më të lartë”.

Nëse të enjten UEFA vendos në favor të Gjermanisë, do të jetë hera e katërt që Turqisë i refuzohet kandidatura, për herë të fundit ndodhi në Europianin e vitit 2016, që u organizua në Fancë dhe u fitua nga Portugalia. Ajo që mund të ndikojë negativisht për aplikimin turk është vlerësimi mbi rekordet e të drejtave të njeriut por edhe kriza që ka përfshirë së fundmi vendin pas përplasjeve mes Erdogan dhe Donald Trump.

Megjithatë, Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Yıldırım Demirören, ishte i kënaqur me raportin e publikuar nga UEFA. “Ky është aplikimi i katërt rresht për ne dhe mendoj se është më i miri që kemi dorëzuar ndonjëherë. Organizimi i këtij turneu për ne ka një vizion global me 10 stadiume ultra-moderne dhe mundësi të jashtëzakonshme”, tha ai.

Për palën gjermane, ambasadori i kandidaturës, Philipp Lahm, tha: “Raporti tregon se ne e kemi bërë shumë seriozisht punën tonë dhe UEFA e ka vlerësuar këtë. Të enjten do të japim më të mirën në prezantimin final dhe shpresojmë që të fitojmë, sepse Gjermania është vendi më i mirë për të organizuar Euro 2024”.

Europiani i ardhshëm do të zhvillohet në vitin 2020 dhe ndeshjet do të luhen në 12 qytete në 12 shtete të ndryshme të Europës, për shkak se është përvjetori i 60-të i lindjes së kompeticionit që bashkoi kontinentin për sa i përket futbollit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan