Në Antalia po luhet sfida miqësore mes Skënderbeut dhe Besiktas-it, kampionëve në fuqi të Turqisë. Ndeshja ka regjistruar një moment “Fair-Play”. Në golin e shënuar nga skuadra turke Jashanica ka qenë i shtrirë dhe bardhezinjtë dy minuta më pas kanë lejuar korçarët të shënojnë golin e barazimit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. (Linku i ndeshjes: KLIKO KËTU)
Besiktas 1-1 Skënderbeu
Shënues: Pektemek 15’ / Sowe 17’
Formacioni: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Sowe.