Gjesti human i lojtarëve të Anglisë ka mahnitur tifozët

Edhe pse nuk ia dolën që të shkonin në finale të Kupës së Botës në Rusi dhe u mposhtën nga Spanja në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kombeve, lojtarët e Anglisë kanë bërë një gjest tepër të mirë.

Siç shkruan “The Sun”, futbollistët kanë vendosur që të dhurojnë paratë e fituara nga arritja në gjysmëfinale të Botërorit, afërsisht një milionë paund për pesë organizata bamirësie. Sulmuesi dhe njëkohësisht kapiteni i “Tre Luanëve”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni, vendosi që së bashku me shokët e tjerë të ekipit t’i dhurojnë paratë e fituara për njerëzit në nevojë. Shoqata Honeypot, është një nga ato që do të financohet nga ekipi kombëtar. Me qendër në Londër, ajo ofron ndihmë në terren për fëmijët e moshës pesë deri në 12-vjeç, të cilët kujdesen për prindërit e tyre.

Simmi Woodwal, Shefi Ekzekuti i Honeypot Childhood Charity, tha: “Mbështetja që Shoqata bamirëse e Fëmijëve Honeypot merr nga Fondacioni i Futbollistëve të Anglisë nuk është aspak e pabesueshme. Ne jemi të lumtur që u zgjodhëm si një nga organizatat bamirëse që do të marrin një dhuratë bujare përmes nga lojtarët e kombëtares angleze. Këto para do të kenë një efekt transformues në punën që do të bëjmë çdo ditë dhe ndikojmë pozitivisht në jetën e qindra fëmijëve të vegjël dhe atyre për të cilët ata kujdesen. Në Honeypot, fëmijët janë në zemër të gjithçkaje që bëjmë dhe përpiqemi të sigurojmë kujdesin dhe mbështetjen më të mirë të mundshme për sa më shumë të rinj që të jetë e mundur. Është vështirë të mblidhen fonde, por paratë që po japin lojtarët e Anglisë, do të jenë shpirti ynë i jetës. Të gjithë jemi krenar për Gareth dhe djemtë, me paraqitjen e tyre në Kupën e Botës.  Kane së bashku me shokët e tij të skuadrës i kanë zgjedhur vetë shoqatat të cilave do t’u shkojnë këto të ardhura.

Tre lojtarë të përfaqësueses së Anglisë kanë dhuruar pagën e tyre përmes Fondacionit të Futbollit të Anglisë (EFF) që nga viti 2007, ku kanë dhuruar afërsisht 5.5 milionë paund për bamirësitë.

Drejtorët ekzekutivë të katër organizatave bamirëse të mbetura pritet të nënshkruajnë donacionet në javët e ardhshme.

Një zëdhënës i EFF tha: “Është një gjest pozitiv bërë nga lojtarët, të cilët kanë shprehur interes të madh”.  Edhe Kylian Mbappe ka bërë diçka të tillë më rrogën e tij te PSG, të cilën e ka dhuruar për bamirësi. /EDS/

******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.