Gjesti madhështor i Messit dhe futbollistëve të Barçës: E ulim pagën për qind, do të kontribuojmë që punonjësit e klubit të marrin pagat e plota

30 Mars 2020

Barcelona merr frymë lirshëm, pasi futbollistët e klubit kanë pranuar uljen e pagës prej 70%.

Ka qenë kapiteni i skuadrës, Lionel Messi që ka njoftuar nëpërmjet një postimi se ai së bashku me shokët e skuadrës kanë ulur pagat e tyre prej 70 për qind, në mënyrë që t’i ndihmojnë klubit në këto kohë të vështira.

Pas pandemisë që ka kapluar gjithë botën, klubet janë duke kaluar nëpër kriza të mëdha financiare për shkak të pezullimit të futbollit.

Lojtarët e Barcelonës kanë bërë një gjë madhështore, pasi ata bëhen futbollistët e parë të një skuadre që pranojnë një ulje kaq të madhe të pagës.

Ishte vet sulmuesi argjentinas që publikoi në Instagram një deklaratë, ku njofton se kanë pranuar uljen e pagës prej 70 për qind gjatë kësaj kohe pandemie.

Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Është shkruar shumë për ekipin e parë të futbollit FC Barcelona në lidhje me pagat e lojtarëve gjatë kësaj periudhe alarmuese për shtetin. Së pari, ne duam të sqarojmë se vullneti ynë ka qenë gjithmonë të aplikojmë një rënie të pagës që marrim, sepse e kuptojmë plotësisht se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur është kërkuar. Shumë herë ne e kemi bërë këtë gjë me iniciativën tonë, në raste të tjera që kemi menduar se është e rëndësishme”, shkruan Messi.

Messi vazhdon tutje duke thënë se ka pasur persona brenda klubit që kanë tentuar të shtonin presionin, por lojtarët janë vonuar me këtë vendim për një çështje më madhore, duke menduar për punonjësit tjerë të Barcelonës.

“Brenda klubit kishte nga ata që u mundonin të shtonin presionin tek lojtarët për diçka që gjithmonë e dinim se do ta bënim. Nëse marrëveshja është vonuar për disa ditë, thjeshtë sepse ne po kërkonim një formulë për ta ndihmuar klubin dhe punëtorët tjerë në këtë periudhë të vështirë”, vazhdoi tutje Messi.

View this post on Instagram

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on Mar 30, 2020 at 4:11am PDT

Ikona e klubit ka njoftuar se lojtarët përveç që kanë pranuar uljen e pagës për 70% do të japin tjera kontribute në mënyrë që punonjësit e tjerë të klubit ta marrin pagën e plotë në këtë periudhë pandemie.

“Ka ardhur koha të njoftojmë se kemi bërë ulje 70% të pagës sonë gjatë kësaj periudhe alarmuese. Ne gjithashtu do të japim kontribute në mënyrë që punonjësit e klubit të mund ta marrin pagën e plotë gjatë kësaj situate”, shkroi Messi.

Lionel Messi . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Krejt në fund 32-vjeçari i ka dhënë kurojo të gjithëve që po kalojnë këtë periudhë të vështirë, duke thënë se së shpejti gjithçka do të rikthehet në normalitet.

“Dua të dërgojmë një përshëndetje të përzemërt dhe shumë forcë për të gjithë kolegët që janë duke kaluar një kohë të vështirë në këtë periudhë si dhe për gjithë ata që me padurim presin përfundimin e këtij izolimi në shtëpi. Shumë shpejtë do të dalim nga kjo situatë dhe gjithçka do të bëjmë së bashku. Visa Barca, Visa Catalunaya”, ishte mesazhi fantastik i Messit.

Gjithashtu këtë mesazh të kapitenit e kanë shpërndarë në rrjetet sociale edhe futbollistët tjerë të Barcelonës.

Gjesti i lojtarëve të Barcelonës është përshëndetur jashtëzakonisht shumë nga mediat botërore dhe tifozët e futbollit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan