Gjithçka ose asgjë – sfida speciale e Pep Guardiola ndaj Real Madridit

17 Dhjetor 2019

Tani që është hedhur shorti në Ligës së Kampionëve, të gjithë e kanë kuptuar që ndeshja më e fortë do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Një fokus i madh do të jetë edhe tek Pep Guardiola, ku ai kthehet në Santiago Bernabeu, një stadium që ka përcjell karrierën e tij.

Shumë gjëra mund të ndryshojnë nga tani deri në mars, pasi City është 14 pikë pas Liverpoolit në garën e tyre për titull në Ligën Premier dhe mbrojtja e titullit për Guardiolan, pothuajse tashmë ka përfunduar.

Pasi e fitoi kampionatin dy herë radhazi, objektivat e Guardiolas tani janë fokusuar drejt suksesit në skenën evropiane.

Ai kurrë nuk e ka udhëhequr Manchester Cityn në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me klubin që arritjen më të madhe e ka në gjysmëfinale, por nën udhëheqjen e Manuel Pellegrinit.

Në fakt, trajneri katalonas nuk ka pasur shumë fat në këtë garë që pas largimit nga Barcelona në vitin 2012.

Ai shijoi duele të shkëlqyera me Real Madridin në Bernabeu gjatë kohës sa ishte te Barcelona, ku mori edhe fitore të mëdha, si ajo me rezultat 6-2.

Me pesë fitore dhe një barazim ndaj Real Madrid në Bernabeu, rekordi i tij është i pathyeshëm.

Ish-skuadra e tij Bayern Munich gjithashtu vizitoi Santiagon, kur u mundën 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin 2013/14, pas një humbje me rezultat 4-0 në Gjermani.

Guardiola ka humbur vetëm katër nga 17 takimet e tij me Real Madridin si trajner, por ai ka humbur secilën nga tre ndeshjet e tij të fundit kundër tyre.

Bosi aktual i Manchester Cityt mbetet një figurë jopopullore në mesin e madrilenëve, pasi shpesh i sulmon ata me deklarata.

Sulmi i tij i fundit erdhi në shkurt 2019, kur nuk e përfshiu Real Madridin në listën e tij të skuadrave më të mira të dekadës.

Nëse Guardiola dëshiron ta shmangë eliminimin e tij të hershëm si trajner në Ligën e Kampionëve, ai do patjetër të kalojë Real Madrid këtë herë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com