Gjoka: Rifituam besimin, malorja është ende e fortë

19 Shkurt 2018

Vllaznia duket se është rikthyer, fitorja kundër Teutës ishte suksesi i dytë radhazi dhe për më tepër tani morali është rritur edhe më shumë, teksa klasifikim jep sinjale shpres për kuqeblutë. Trajneri Ernest Gjoka shfaqet i kënaqur, por në intervistën për “Super Sport” e pranon se ky është vetëm fillimi.

2 fitore radhazi – “Ëshjtë gjë pozitive, pasi rifitojmë besimin. Na jep një farë qetësie. Kemi ende shumë punë për të bërë. Malorja është ende e fortë”.

Mbijetesa – “Rrezikojmë shumë, ne duhet të kalojmë sa më shpejt handikapin e pikëve. Unë besoj tek kjo skuadër, tek këto futbollistë, dhe sot e treguan çfarë personaliteti kanë. Duhet ende shumë punë të dalim nga kjo situatë.

Menduat shumë herët të mbronit rezultatin – “Kur rezultati është 2-0, dhe ne mbaruam pjesën e parë, duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Nuk kishim pse bënim aventurë. Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar. U munduam të kapnim me kundërsulm, të godisnim kundërshtarin. E rëndësishme është që skuadra ka disiplinë taktike”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan