Gjokën e pret një sfidë e veçantë: Kam emocione, por e mund Kukësin

Gjokën e pret një sfidë e veçantë: Kam emocione, por e mund Kukësin

Për trajnerin Ernest Gjoka sfida Kamza – Kukësi ka një rëndësi të veçantë. Pikë së pari se ai debuton në stolin e ekipit kamzali nesër në orën 14:00 dhe së dytë sepse do të përballet me ish ekipin e tij.

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, por ne përballemi me Kukësin, një ekip që ka pretendime dhe për mua është një ndeshje ka emocione brenda. Kemi bërë gjithçka mirë me atë skuadër, kemi hyrë në histori me 35 ndeshje pa humbje. Do të jetë emocion, por do të bëjmë gjithçka për të mirën tonë. E pranova ftesën për të drejtuar Kamzën, sepse ka lojtarë me cilësi dhe përvojë brenda. Në kampionatin shqiptar është shumë e rëndësishme që një skuadër të ketë lojtarë me eksperiencë.

Çdo trajner ka idetë e veta dhe ne jemi munduar t’i transmetojmë diçka ndryshe skuadrës në këto ditë. Nesër do të shikoni një skuadër ashtu si ne e kemi menduar. Plaku? Është një lojtarë me shumë përvojë brenda dhe jashtë vendit. E njohim të gjithë. Kudo ku ka luajtur ka treguar veten. Ne do të mundohemi t’i marrim maksimumin. Ai ka si pozicion të preferuar sulmuesin e dytë, për të lëvizur dhe gjetur hapësira.”, tha Gjoka në konferencën për shtyp para takimit.

Ndërsa trajneri i Kukësit, Armando Cungu e shikon mjaft të vështirë këtë sfidë.

“Kjo kohë na ka shërbyer për t’u stërvitur, por nuk shërbeu për rikuperim. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën me kontingjentin që kemi. Dhe të gjithë që luajnë, të japin më të mirën. Kam mungesa dhe nuk është e lehtë. Nuk është situatë e re, pasi kemi probleme të tilla vazhdimisht. Ekipi ka 25 veta në dispozicion dehe secili ka mundësi të japë më të mirën.

Presion rezultatesh? Gjithmonë ka presion, jo tek unë, po te çdo klub në mbarë botën. Edhe në vendin e parë ka presion. Duhet të bëj maksimumin dhe do të mundohem të bëj me të mirën. Ndeshja me Kamzën është e vështirë. Ndryshimet nuk janë asgjë. Është ekip, që do respekt e kujdes, pasi ka lojtarë cilësorë. Në fushën e tyre dinë të shprehën dhe e kuptojnë situatën. Kanë nevojë për pikë.”, tha cungu në konferencën për shtyp para përballjes së nesërme. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.