Gjuajti me çakmak Koçin, reagon shumë ashpër Braçe

Deputeti i Shqipërisë, Erion Braçe, është kthyer në protagonist kryesor dhe në sport. Ai është tifoz i Partizanit dhe ndjek thuajse çdo ndeshje të “demave” nga tribuna e stadiumit. Në ndeshjen kundër Skënderbeut, Braçe u akuza se kishte goditur me çakmak gjyqtarin e ndeshjes, Andi Koçi. Ky i fundit foli dhe vetë këtë ngjarje, por mori dhe reagimin e Shoqatës së Arbitrave.

Braçe reagoi përmes Instagramit në lidhje me ngjarjen në fjalë dhe mendon se ky është një sulm që vjen nga Armand Duka dhe FSHF-ja, pasi ai vendosi që Federata t’i nënshtrohej një kontrolli tatimor si kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financiat.

“KUSH MA KA ÇAKMAKUN?! Kjo është gazeta pushke e Armand Dukes;
Si e lexoj unë:
Djathtas-Kur qeni që të leh nga penxherja e Dukes, eshte me budallai i lukunise se qenve qe Duka stervit!
Nje nate me pare ne ekranin e Dukes tha se ai (vete) nuk kishte pare qe une ta kisha qelluar, por ia kishin thene tek lloma (dhoma) ku qe strehuar.
Gabim i madh!
Keshtu qe gazeta e Dukes e ka bere korrigjimin, ai thote ne vete te pare qe e kam qelluar une me cakmak duke bere nje gabim te pafalshem-shpifjen per shkak te detyres dhe une pa as me te voglin dyshim do e kallezoj si te tille!
Majtas-Arsyeja e qarte e sajimit te gjithe kesaj shpifje, auditimi fiskal-per aq sa i perket detyrimeve tatimore te FSHF, organizates ku drejton Armand Duka ne menyre okulte, jo transparente, ne te zeze, ne menyre te paligjshme dhe duke demtuar buxhetin e shtetit!
Une sa e kam gervishtur emblemen e paligjshmerise fiskale ne kete vend!
Nga nje interes, ai publik i lidhur drejtperdrejt me detyren time si kryetar i komisionit per Ekonomin e Financat me Kuvendin is Shqiperise!
Keshtu qe;
Qente le te lehin, puna vijon gjate dites e nates!”, – përfundon Braçe.  /EDS

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan