Gjykata nis sekuestrimet ndaj Ronaldinho-s

Prokuroria braziliane i ka konfiskuar tre automjete në pronësi të familjes së ish-lojtarit të Milan-it dhe Barcelona-s, Ronaldinho dhe vëllait të tij Roberto de Assis, raporton “Globo Esporte”.

Sipas informatave të gazetës braziliane, lojtarit i janë konfiskuar dy BMË dhe një Mercedes – Benz. Prokuroria i ka konfiskuar për të marrë garanci që ish-lojtari i Brazilit të paguajë një gjobë që nuk e ka paguar kurrë deri më sot.

Faktet datojnë që nga viti 2015 për ndërtimin e një impianti të paligjshëm peshkimi në Porto Alegre, ku shifra e të cilit u rrit gjatë viteve dhe tashmë ka arritur në shumën 8.5 milion Reais, afro 2 milion Euro.

Ronaldinho në vitin 2015, së bashku me të vëllain Roberto de Assis, janë gjobitur me 2 milion euro për dëme ambientale të shkaktuara gjatë ndërtimit të një platforme peshkimi në një zonë të ndaluar. Gjithsesi, Ronaldinho nuk e ka paguar gjobën, kështu që gjykata vendosi që t’i sekuestrojë pasaportën. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan