Gjyqi në KAS kundër UEFA-s, vjen reagimi zyrtar i Skënderbeut

17 Prill 2019

Skënderbeu ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e gjyqit në KAS kundër UEFA-s në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës, që ka përjashtuar klubin korçar me 10 vite nga Kupat e Europës dhe ndëshkuar me 1 milion euro gjobë. Ditët e fundit është folur shumë në media për këtë çështje, ndaj, klubi bardhekuq ka vendosur të sqarojë çdo gjë nëpërmjet një reagimi zyrtar, duke publikuar njoftimin se seanca është zhvilluar dhe duke rrëzuuar çdo pretendim tjetër.

Të dashur sportdashës dhe tifozë,

Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjore që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.

Shpresojmë për më të mirën!

Me respekt,
KF Skënderbeu

Skenderbeu Cas Reagim

(Balkanweb)

www.balkanweb.com