Ndoshta askush nuk e ka pritur që një gjyqtarët do të ishte ylli i një finaleje të Ligës së Kampionëve, por ashtu ishte Lornezo Magnanelli.
Italiani ishte pjesë e atyre që do të ndanin drejtësinë në finalen që Paris Saint-Germain e Bayern Munich e zhvilluan të dielën e javës që shkoi në Estadio da Luz.
Bavarezët e fituan përballjen 1-0 kundër PSG-së me golin e vetëm të shënuar nga Kingsley Coman nga një asistim i Joshua Kimmich.
Foto: BT Sport
Por, derisa të dy skuadrat o futeshin në fushë, Manganelli ishte i pari që e preku trofeun e Ligës së Kampionëve.
Shfaqja e tij e bukur nuk ndaloi me kaq, shkaku që kur filloi himni i garës më të madhe për klube në Evropë, ai vendosi dorën në zemër dhe e këndonte.
Quality that The linesman’s national anthem is the champions league anthem #PSGBayern pic.twitter.com/KHJIUjqYXT
— LondonRam (@RamAbrazil1970) August 23, 2020
Italiani vazhdoi më pas me një veprim edhe më të bukur kur përfundoi ndeshja dhe kolegët e tij që drejtuan ndeshjen u ftuan që të shpërbleheshin me nga një medalje.
Man of the Match officially awarded to the lino for kissing his medal. #UCLfinal #CelebrityRefs
(via @gigHaWatt)pic.twitter.com/R3v83VGkMC
— Celebrity Refs (@CelebrityRefs) August 23, 2020
Magnanelli me të marrë medaljen nga zyrtarë të UEFAS-s, ai e puthi atë – duke treguar se sa shumë do të thoshte për të që të ishte i pranishëm në atë ndeshje të madhe.
Kujtojmë se gjyqtari kryesor i finales mes PSG-së e Bayern Munichut ishte italiani tjetër, Daniele Orsato, një gjyqtar shumë i respektuar në futbollin italian. /Telegrafi/
Kissing the medal and looking down the barrel, Mike Dean eat your heart out pic.twitter.com/e3CaBcI206
— Ben (@BenJoyceFoot) August 23, 2020
Coronavirus – Statistikat
TotalKosova
Infektuar
Shëruar
Vdekur
Data credits CSSE at JHU
Shfaq statistikat COVID-19
Trendi i Coronavirus-it në Kosovë
Data credits:corona-ks
Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com