Feronikeli është një hap pranë arritjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Nikli ka arritur gjatë mbrëmjes së kaluar të triumfoj 1-0 kundër Lincoln Red Imps në kuadër të fazës para-kualifikuese të ligës elitare evropiane për klube.
Pos rezultatit pozitiv të drenasve në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit për herë të parë janë vënë në funksion edhe rregullat e reja të futbollit.
Zëvendësimi i lojtarëve
E para ishte me rastin e ndërprerjes së ndeshjes për shkak të lëndimit të ndonjë lojtari. Pas fillimit të takimit, topi i takon skuadrës që e kishte në posedim dhe jo si më parë, kur kundërshtari ia dhuron topin që e kishte në posedim në formë të lojës korrekte.
Rifillimi i ndeshjes
Edhe në rastin e ndërrimit të lojtarëve hyri në funksion rregulla e re, e cila thotë se lojtari nuk duhet të vjen në mes të fushës për të bërë zëvendësimin, por lojtari që lë fushën, duhet ta braktis në krahun më të afër.
Degazhimi i topit
Rasti i tretë ishte degazhimi i topit nga ana e portierit, ku lojtarët mund ta pranojnë topin brenda zonës së 16 metërshit dhe jo si më parë, kur lojtari është dashur të ishte jashtë kësaj zone.
Lexo po ashtu: Shtatë rregullat e reja të futbollit: Prej lojtarëve e trajnerëve deri tek gjyqtarët
Ndryshe, Feronikeli në takimin e fundit para-kualifikues do të takohet me Santa Coloman dhe në rast të triumfit, atëherë në takimin e parë të kualifikueseve do të luajë kundër Kopenhagës. /Telegrafi/
www.telegrafi.com