Gjysmëfinalet e Europa League, trajnerët me potencialin më të mirë në fushë

Pas pak minutash do të zbresin në fushë katër skuadra, të cilat do të nisin të shkruajnë fatin e tyre për finalen e Europa League. Nga një ekip për secilin shtet, nga Anglia në Francë, Spanjë dhe Zvicër, të cilat do të luajnë me potencialin më të madh për të siguruar diçka sot për ndeshjet e kthimit që do të zhvillohen javën e ardhshme.

Normalisht, për Arsenal-in është e vetmja rrugë që të shkojë sezonin e ardhshëm në Champions League, kështu që nuk ka rrugë të mesme kundër spanjollëve të Atletico Madrid që e kanë siguruar matematikisht nga kampionati kalimin në Champions.

Ndërkohë që Marseille është në një moment pozitiv si në kampionat ashtu edhe në Europë, që do të thotë se me formacionin që ka hedhur në fushë Rudi Garcia do të kërkojnë patjetër që të mbyllin gjithçka që në mbrëmjen e sotme. Por, Salzburgu është një surprizë e këtij sezoni, sidomos pasi eliminoi Lazio-n mund të jetë i aftë që të bëjë çdo gjë për të dalë në finale. /EDS/

Arsenal – Atletico Madrid 21:05

Arsenal: Ospina, Koscielny, Ramsey, Lacazette, Wilshere, Özil, Monreal, Mustafi, Welbeck, Bellerín, Xhaka. Trajner: A.Wenger,

Atletico Madrid: Oblak, Godín, Partey, Koke, Griezmann, Saúl Ñíguez, Correa, Vrsaljko, Lucas, Gameiro, Giménez. Trajner: D.Simeone

Gjyqtarë: Clément, Nicolas Danos, Cyril Gringore, Hicham Zakrani (Francë)

Marseille – RB Salzburg 21:05

Marseille: Pelé, Ocampos, Sanson, Payet, Mitroglou, Sarr, Amavi, Luiz Gustavo, Rami, Thauvin, Lopez. Trajner: R.Garcia

RB Salzburg: Walke, Haidara, Ćaleta-Car, Samassékou, Dabbur, Wolf, V. Berisha, André Ramalho, Ulmer, Hwang, Lainer. Trajner: M.Rose

Gjyqtarë:  William Collum, David McGeachie, Francis Connor, Douglas Potter (Skoci)

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan