Gladbach fiton në fund ndaj Romës dhe ngritët në pozitën e dytë

07 Nëntor 2019

Borussia Moenchegladbach ka shënuar fitore në derbin e mbrëmjes ndaj Romës.

Klubi gjerman ka mposhtur Giallorosët me rezultat të ngushtë 2-1, në një ndeshje ku triumfuan në minutën e fundit të ndeshjes.

Ishte mbrojtësi argjentinas Federico Fazio që me autogol kaloi në epërsi klubin gjerman.

Me epërsinë 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Roma e gjeti golin e barazimit, ku Fazio përmirësoi gabimin duke shënuar për 1-1.

Derisa romakët sulmonin për ta fituar ndeshjen, krejt në fund të ndeshjes francezi Thuram i vendasve shënoi për fitoren e Gladbachit 2-1.

Kësisoj pas katër xhirove në Grupin J, Gladbach dhe Roma ndajnë pozitën e dytë me nga pesë pikë.

Gladbach në takimin e ardhshëm do të luaj në udhëtim tek austriakët e Wolfsberger.

Në anën tjetër Roma edhe ndeshjen e xhiros së pestë do të luaj në udhëtim, ku do ta vizitojë Stambollin për tu përballur me Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

www.telegrafi.com