Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Serie A, dominohet nga lojtarët e Juventusit

09 Tetor 2019

Portali i njohur sportiv Goal.com ka përpiluar formacionin më të mirë të dekadës në kampionatin italian, Serie A.

Serie A në dekadën e fundit është dominuar nga Juventusi, të cilët kanë fituar tetë nga dhjetë titujt e fundit në kampionat.

Janë pikërisht futbollistët e Juventusit të cilët dominojnë një formacion të dekadës të zgjedhur nga portali i njohur Goal.com.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Serie A

Gianluigi Buffon në portë dhe treshja e mbrojtjes, Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe Andrea Barzagli janë në formacion.

Një tjetër lojtar që ka luajtur në Juventus dhe gjendet në formacion është Andrea Pirlo, ndërsa një tjetër lojtar është Gonzalo Higuain.

Pjesa e formacionit gjenden edhe disa yje të Napolit si Marek Hamsik e Jose Callejon, ndërsa Senal Lulic bënë pjesë nga Lazio dhe Antonio Di Natale i Udineses.

Në formacion bënë pjesë edhe ish-ylli i Romës dhe Interit, Radja Nainggolan. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan