Godelli dështon në Europian, Qerimaj fiton medalje bronzi

10 Prill 2019

U duk sikur do të ishte një Europian zhgënjyes, por në të vërtetë, Erkand Qerimaj kthehet me medale bronzi nga Batumi i Gjeorgjisë, ku po zhvillohet kompeticioni i rëndësishëm i sportit të shtangës. Por ky sukses i shkodranit ishte një triller i vërtetë. Peshëngritësi shqiptar garoi në Baterinë B, për peshën deri në 81 kg. Në stilin e shkëputjes u tregua i saktë në të tre provat, fillimisht mbajti lart peshën 155 kg.

56567350 347481945892485 4822115097826557952 N

Në provën e dytë ai ngriti 157 kg, ndërsa në të tretën 159 kg duke u renditur në vendin e dytë në këtë bateri. Sa i përket stilit të shtytjes, Qerimaj u tregua i saktë vetëm në provën e parë duke ngritur 188. Me 347 kg në total, Qerimaj u rëndit në vendin e dytë në dygarësh sa i përket Baterisë B. Deri këtu një garë dinjitoze, por triumfi i tij do të vinte pas garimit në stilin e shkëputjes në Baterinë A, ku merrte pjesë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Daniel Godelli.

Godelli1

Ky i fundit dështoi në të tre provat e tij. Ai nuk ngriti dot 160 kg në tentativën e parë. Në të dytën provoi 161 kg, por sërish nuk ia doli, ashtu si në provën e tretë me të njëjtën peshë. Edhe rezultatet e peshëngritësve të tjerë nuk ishin mbreslënëse, duke I dhënë të drejtën Erkand Qerimaj të ngjitet në podiumin e fituesëve nga Bateria B, duke fituar medaljen e bronzit. Nga ana tjetër, Daniel Godelli vulosi Europianin e tij zhgënjyes, pasi u tërhoq nga gara në stilin e shtytjes. Sidoqoftë, ai nuk ishte kualifikuar në dygarësh për shkak se nuk realizoi asnjë provë në shkëpytje.
(balkanweb)

www.balkanweb.com