Goditet Boldor, rumuni përfundon në spital/ Lojtarët e kuq e bëjnë përgjegjës bashkë me motrën për përhapjen e Covid

10 Korrik 2020

Tensioni në shtëpinë e kuqe është në maksimum. Pas dy rasteve të para, 50 pjesëtarë të klubit iu nënshtruan testit, ku 3 futbollistë, Çinari, Mala dhe Kote rezultuan pozitiv. Lojtarët nuk e kanë pritur mirë këtë fakt teksa përgjegjës për përhapjen e coronavirus kanë bërë mbrojtësin Bolod dhe motrën e tij. BalkanËeb ka mësuar se mbrëmjen e së enjtes, disa lojtarë në radhët e Partizanit kanë shkuar në shtëpinë e mbrojtësit rumun, i cili jeton në një apartament bashkë me motrën e tij.

Deian

Tensioni ka qenë i madh dhe pas një debati verbal me tone të larta dhe me fryje, duke bërë fajtorë pikërisht këtë të fundit, debati ka degjeneruar në konflikt fizik ku është goditur Boldor. Mbrojtësi është shoqëruar më pas me polici drejtë spitalit por as ai e as motra e tij nuk kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje. Burime pranë klubit të kuq kanë konfirmuar se klubi do të marrë masa për këtë incident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

www.balkanweb.com