Golashënuesit më të mirë të Arsenal, kryesojnë francezët

Arsenal është një nga ekipet që ka më përzemër të afrojë në skuadër lojtarë nga kampionati francez. Drejtuesit e ekipit anglez historikisht kanë bërë “tregti” në Francë në periudhën e merkatos. Natyrisht, blerjet që kanë bërë gjithnjë kanë rezultuar të suksesshme. Mjafton t’iu themi këto emra dhe do të jeni dakord.

Thierry Henry kryeson listën e golashënuesve francezë te Arsenal-it. Ish-sulmuesi francez ka shënuar 175 gola me fanellën e “Topçinjve”, i pasuar nga Olivier Giroud me 73, Roberto Pires 62, Sylvian Wiltord 32, Patrick Viera 28 dhe Nicolas Anelka 23.

Padyshim që “gjelat” kanë pasur një ndikim të madh te Arsenal me përformancën e tyre. Ndaj edhe tifozët anglezë dhe klubi janë simpatizantë të mëdhenj të lojtarëve që vijnë nga “Ligue 1”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan