Golat dhe Kombëtarja, Cikalleshi e nis mbarë 2018-ën

Sokol Cikalleshi e ka nisur mbarë 2018-ën me Osmanlispor. Dy gola të shënuar në ndeshjen e parë dhe fitore të madhe ndaj Besiktasit në Kupë. Pasi ka lënë pas dëmtimin, lojtari ka gjetur formën e tij të mirë, duke u kthyer në protagonist për skuadrën.

Në një prononcim për “SuperSport”, 27-vjeçari është shprehur i lumtur për rikthimin në grup dhe golat e shënuar.

“Ndeshja e parë shënova dy gola, nuk ka më mirë se kaq. Uroj të jetë një fillim i mbarë për mua dhe me shënimin e golave të ndihmoj ekipin të arrijë rezultate. Për shkak të dëmtimit dy mujor në pjesën e parë të sezonit u bë një kohë e gjatë që nuk kisha shënuar. Me këto dy gola e ndihmova ekipin të merrte një rezultat shumë të mirë përballë një ekipi shumë të madh si Besiktasi”.

Gjendja e ekipit

“Ky është një ekip që lufton gjithmonë për kupat e Evropës. Por, në këtë sezon starti i sezonit ishte jo i mirë dhe ndryshoi trajneri. Tashmë gjërat kanë ndryshuar për mirë, po ngjitemi hap pas hapi në renditje dhe shpresojmë që të jemi sa më lart në klasifikim”.

Kombëtarja

“Kombëtarja në vitet e fundit ka ecur me hapa galopantë. Urojmë të vazhdojmë kështu dhe të bëjmë më të mirën. Duhet ti bëjmë hapat një nga një, duke nisur nga miqësorja me Norvegjinë. Hap pas hapi do të shohim ku do të arrijmë, ne jemi të gatshëm për të bërë më të mirën për Shqipërinë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan