Goli i Leon Dajakut më i miri i muajit tetor te Bayern Munich – shënim nga gjysma e fushës dhe krahasim me legjendën e klubit

12 Nëntor 2019

Sulmuesi shqiptar, Leon Dajaku është 18 vjeçar dhe është pjesë e Bayern Munchen, ndërsa aktivizohet me FC Bayern II në divizionin e tretë gjerman.

Ai po tregon formë të lartë prej se është transferuar t klubi bavarez duke i bëtë të gjithë të çmenden pas tij.

Dajaku së fundmi po krahasohet me legjenda të klubit si Klaus Augenthaler. Kjo pasi ai shënoi një super gol nga mesi i fushës në ndeshjen ndaj Eintrach Braunschëeig më 6 tetor 2019, në fitoren 2-0.

💥 SENSATIONSTOR! 💥

Leon #Dajaku sorgt aus über 50 Metern für die Entscheidung – die #FCBAmateure-Highlights vom dritten Sieg in Serie!#FCBEBS #BayernAmateure #FCBayern pic.twitter.com/YCkkE6e362

— FC Bayern Campus (@FCBjuniorteam) October 7, 2019

Pikërisht ky gol i talentit shqiptar është zgjedhur goli i muajit tetor nga faqja zyrtare e Bayern Munchen.

Ata këtë gol e krahasojnë me atë të ish futbollistin legjendar Klaus Augenthaler, i cili në vitin 1989 kishte shënuar një gol të ngjashëm ndaj Frankfurt.

Dajaku është thirrur dy herë në ekipin e parë të Bayern Munich, ndërsa aktivizohet rregullisht në kombëtaren e moshave të Gjermanisë.

FFK për të ka bërë disa tentime që ta marr për Kosovën A, por ende nuk ka një përgjigje nga lojtari. /Telegrafi/

www.telegrafi.com