Goli i Lucas Mouras në kohën shtesë, ia humbi Ajaxit më shumë se 100 milionë euro

10 Maj 2019

Aksionet e Ajaxit në bursë kanë rënë më shumë se një e pesta të enjten pasi pësuan gol nga Tottenhami në kohën shtesë, ku edhe u eliminuan nga gara.

Lucas Moura shënoi het-trik  për ta kaluar skuadrën londineze në finale.

Aksionet e Ajaxit kishin qenë në rritje që nga muaji mars kur u mposht Real Madridi, duke u rritur më shumë se 60 për qind.

Situata e shifrave në bursë

Largimi nga Liga së Kampionëve ka rrëzuan pothuajse 100 milionë euro nga kapitali i tregut të Ajaxit, që ra nga 431 milionë euro, në 337 milionë euro.

UEFA, paguan rreth 2 miliardë euro për klubet në garë dhe një paraqitje në finale sjellë një pagesë prej 15 milionë eurove.

Fituesi i trofeut fiton edhe 4 milionë euro të tjera.

Foto: B/R Twitter

Klubet fitojnë edhe nga ekspozimi i madh, duke fituar edhe në marketing.

Tottenham do të përballet me Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve me 1 qershor në Madrid. /Telegrafi/

www.telegrafi.com