Goli jashtë fushe i Federico Bonazzoli

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Mars 2018 17:07

Federico Bonazzoli nuk po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij, Spal. Sulmuesi është transferuar në “Paolo Mazza”, në vitin 2017, dhe që atëherë është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje dhe nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Por gjithsesi duket se golin më të bukur deri në këto momente lojtari e ka shënuar jashtë fushës së lojës. Prej disa muajsh 20-vjeçari është në një lidhje me modelen bukuroshe italiane, Angela Nasti. Ajo është vetëm 18-vjeç por ka një fizik dhe tipare për t’u admiruar. Modelja është shumë e pëlqyer dhe ndjekur në rrjetet sociale, jo pa shkak. Edhe pse nuk po shkëlqen brenda fushës, nuk mund të themi të njëjtën gjë për jashtë saj për Bonazzoli, i cili duket tejet i suksesshëm. Ka qenë vet Angela ajo që e ka bërë publike lidhjen e çiftit përmes fotove të postuara në rrjetet sociale. Të dy duken vërtetë të lumtur pranë njëri-tjetrin. Edhe nëse nuk i shkon mirë në futboll, Bonazzoli ka ngushëllimin ideal. /EDS/ 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike