Goli më i çuditshëm në Ligën e Kampionëve shënohet në Beograd, po vlerësohet i njëjtë sikurse ata që shënohet në lojërat FIFA

06 Nëntor 2019

Goli i parë i shënuar nga Tottenham Hotspur në fushën e Crvena Zvezdas në minutën e 34-të, po cilësohet i njëjtë me golat që shënohen në lojërat digjitale FIFA të futbollit.

Anglezët e kanë gjetur avantazhin me Lo Celson, i cili ka shënuar golin e tij të parë për klubin anglez.

Ky gol u shënua pas shumë tentimeve nga lojtarët e Spurs, që e goditën dy herë shtyllën derisa u fut në portë.

Le but gag de Lo Celso. 😂 pic.twitter.com/4doEfALRYo

— Tottenham Hotspur 🇫🇷 (@SpursFR) November 6, 2019

Në rrjetet sociale ky gol po cilësohet si më i çuditshmi ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

Kësi raste ju ndodhin vetëm lojtarëve të video lojërave FIFA. /Telegrafi/

www.telegrafi.com